Trump godet ISIS, ushtria amerikane shënjestron grupin militant në Somali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ushtria amerikane ka shënjestruar grupin militant ISIS në Somali, pas një urdhri të lëshuar nga presidenti Donald Trump.

“Këtë mëngjes urdhërova sulme ajrore të sakta ushtarake ndaj Planifikuesit të Lartë të Sulmit të ISIS-it dhe terroristëve të tjerë që ai rekrutoi dhe udhëhoqi në Somali. Këta vrasës, të cilët i gjetëm të fshehur në shpella, kërcënuan Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë”, shkroi Trump në rrjetet sociale.

Më tej presidenti nënvizon se Sulmet nuk rrezikuan civilët.

“Sulmet shkatërruan shpellat ku ata jetojnë dhe vranë shumë terroristë pa dëmtuar në asnjë mënyrë civilët. Mesazhi për ISIS-in dhe të gjithë të tjerët që do të sulmonin amerikanët është se “NE DO t’ju gjejmë, dhe ne do t’ju vrasim”, shtoi Trump.

Në një deklaratë, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth tha se “vlerësimi ynë fillestar është se shumë operativë u vranë në sulmet ajrore dhe asnjë civil nuk u dëmtua”.

Më tej ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë gjithmonë të gatshme për të gjetur dhe eliminuar terroristët, teksa theksoi se sulmet u kryen në malet Golis, në Somalinë veriore.

Në 2023 forcat amerikane vranë liderin e ISIS, Bilal al-Sudani, dhe 10 prej operativëve të tij në një shpellë të largët malore në Somalinë veriore pas një operacioni të urdhëruar nga Biden, citon BBC.

Dega somaleze e ISIS-it u formua në vitin 2015 nga një grup dezertorësh nga grupi al-Shabab i lidhur me Al-Kaedën – grupi më i madh xhihadist në Somali.

ISIS në Somali është i njohur për zhvatjen e banorëve vendas dhe kryen kryesisht sulme sporadike në shkallë të vogël, sipas Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së.

Të fundit

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Çmimet e larta në Mal të Zi, konsumatorët bojkotojnë dyqanet

Qytetarët në Mal të Zi, në shenjë proteste për shkak të çmimeve gjithnjë e më të larta, bojkotuan rrjetet tregtare, supermarketet, farmacitë dhe dyqanet e...

Lajme të tjera

Web TV