Arabët i thonë jo dëbimit nga Gaza/ Netanjahu i kërkon Trump të “shkundë Lindjen e Mesme”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai do të jetë lideri i parë i huaj që do të shkelë brenda Shtëpisë së Bardhë. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, do të takohet sot me presidentin amerikan, Donald Trump, në zyrën ovale, siç njofton “për ta shkundur Lindjen e Mesme”.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ai do të përpiqet të bindë liderin e Shteteve të Bashkuara për planin e tij për Gazën, ndërsa ka frikë se mund të shtyjë para idenë e aneksimit të Bregut Perëndimor dhe dëbimit të palestinezëve nga toka e tyre.

Donald Trump tha fillimisht se mendonte të detyronte Egjiptin dhe Jordaninë që të strehonin 1.5 milionë njerëz që do të largoheshin nga Rripi i Gazës. Por kjo shkaktoi zemërimin e Palestinës dhe botës arabe. Ministrat e Jashtëm të Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit dhe Jordanisë që t’i shkruajnë një letër Departamentit Amerikan të Shtetit për të kundërshtuar planin për dëbimin e njerëzve nga enklava palestineze.

“Gjendja në Lindjen e Mesme është aktualisht shumë e keqe për shkak të dëbimeve që kanë shkakuar shumë refugjatë në botë”, theksohet në letër duke paralajmëruar rrezikun e një destabiliteti në rajon dhe rritjen e radikalizimit. Kundër planit të Trump për Rripin e Gazës është shprehur dhe Turqia. “Jemi plotësisht kundër. Bëhet fjalë për një plan që shkel të drejtën humanitare ndërkombëtare”, konfirmoi ministri i jashtëm turk, Hakan Fidan.

Ndërkohë, Hamasi akuzon Izraelin se po refuzon fazën e dytë të armëpushimit. Fillimisht qeveria e Tel Avivit kërkon që të bëhet më shumë për eliminimin e radikalizimit brenda grupit palestinez.

Sakaq, Trump ka pretenduar merita për marrëveshjen e armëpushimit 6-javor që ndërpreu luftën 15-mujore mes Izraelit dhe Hamasit, që ka sjellë lirimin e 13 pengjeve izraelite dhe 5 tajlandezëve, si dhe të 583 palestinezëve të burgosur.

Lexo edhe :  Gjenerali gjerman: Rusia do të sulmojë Kievin me 2 mijë dronë

Megjithatë Netanjahu po përballet me sfida të mëdha në politikë, me një prej aleatëve që ka dalë nga koalicioni, ndërsa një tjetër që paralajmëron të largohet nëse lufta ndaj Hamasit nuk nis sërish. /E.T

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV