Berisha në burg?/ Shpërthen Ngjela: Është në hall të madh, partinë do ta marrë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme i ftuar në një emision televiziv ishte i ftuar avokati Spartak Ngjela i cili ka folur për situatën politike në vend.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar së fundmi se do të kandidojë sërish për postin si Kryeministër dhe ka ftuar në përballje edhe kryeministrin Edi Rama. Avokati ka shtuar gjatë intervistës se Berisha është në një gjyq për çështjen “Partizani” dhe kjo gjë mund të ndikojë në zgjedhje. Gjithashtu ai shtoi se vota diasporës ka më shumë tendencë të jetë për partinë e së majtës. Përveç kësaj avokati tha se i pari i cili do të mërzitej nëse Berisha do të tërhiqej do të ishte vetë kryeministri Rama.

“E di kush do të mërzitej më shumë nëse Berisha jep dorëheqjen dhe tërhiqet nga politika? Rama, mbajeni mend këtë. Sepse nuk e merr më pushtetin.”, tha avokati.

Sipas avokatit nëse Berisha shpallet fajtor për çështjen “Partizani” atëhere ai largohet nga posti dhe partinë mund ta marri familja e tij.

“Ai është në halle të mëdha ligjore dhe nuk e heq interesin e vet. Pra deri në gjyq do e shikojm a merr pafajësinë a jo dhe gjyqi po vjen. Pas kësaj do shikojmë si do operojnë forcat brenda PD-së, nëse merr dënim në formë të prerë largohet nga politika. Çdo bëjë PD-ja, a do e marri familja? Shenjat janë që e merr familja, çështja është në krizë”. përfundoi avokati Ngjela./     S,M

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit, kryetari i PD, Sali Berisha voton në shkollën “Kosova”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në kuadër të zgjedhjeve...

Elbasan/ Fotografoi fletën gjatë votimit, shoqërohet në polici 56-vjeçarja

Një incident është regjistruar mëngjesin e sotëm në qendrën e votimit nr. 2321 në lagjen “5 Maj” në Elbasan, gjatë procesit të zgjedhjeve të...

Divorcet gri: Pse çiftet ndahen pas 30 vitesh martesë? Përgjigjet psikologia

Cilat janë arsyet që i shtyjnë dy njerëz që kanë jetuar një jetë së bashku të ndjekin rrugë të ndara? Znj. Angeliki Kolokytha, psikologe,...

‘Me Berishën nuk bëj koalicion’/ Voton në Tiranë Tom Doshi: Rezultati do të jetë surprizë

Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, ka votuar sot në Tiranë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare që po zhvillohen në të gjithë vendin. I...

“Boja fshihet lehtë nga gishti i votuesve”/ PD denoncon problematika me procesin

“PD-ASHM” kanë denoncuar raste të mungesës së trimbosjes së gishtit apo kur boja është fshirë. Në një reagim dërguar KQZ-së, kërkohet marrjen e masave të...

Lajme të tjera

Web TV