Zgjedhjet në Kosovë, kryeministri Rama: Nuk kam asnjë preferencë për rezultatet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa ndodhet në Madrid për një vizitë dy ditore me një agjendë të ngjeshur takimesh dhe konferencash, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për një sërë çështjesh, që nga armëpushimi në Gaza, politika ndërkombëtare e Trump për bllokimin e fondeve, mbylljen e TikTok në Shqipëri si dhe ka thyer heshtjen për zgjedhjet që do mbahen nesër në Kosovë.

I pyetur se çfarë rezultatesh pret nga këto zgjedhje, Rama thotë se nuk ka asnjë preferencë me fituesin, pasi me të gjithë kandidatët ka një marrëdhënie të mirë.

“Kosova është një vend demokratik, i gjallë dhe i larmishëm. Dhe, si të gjitha vendet e Ballkanit, lufton me gjithë pasion dhe shumë zhurmë, por kjo është në rregull.

I uroj për mirë, por nuk kam asnjë preferencë për rezultatet e zgjedhjeve. Unë jam një mik dhe i respektoj të gjithë”.

Sipas Tch, teksa u ndal te emigrantët dhe se çfarë do të ndodhë me tej me marrëveshjen me Italinë, Rama i bëri thirrje Evropës që të zbatojë një politikë të përbashkët migracioni, të mbrojë kontrollin e kufijve, por edhe të jetë e “hapur” ndaj imigracionit legal./    S,M

Të fundit

Rama shkon në selinë e PS/ Pritet të mbajë fjalimin e fitores

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në selinë e Partisë Socialiste të martën paradite. Në hyrje të selisë është takuar përzemërsisht...

“Këtë rezultat nuk e kisha menduar”/ Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Enkelejd Alibeaj nga Djathtas për Zhvillim ishte i ftuar në Ditarin me Denisa Pasholli ku komentoi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Teksa u...

Pushteti i humbjes

Ilir Yzeiri Zgjedhjet e këtij viti nuk ishin një garë elektorale klasike që bëhet midis forcave politike për të qeverisur vendin. Sistemi demokratik i pushtetit...

Festë edhe pas humbjes, kandidati i PD-së surprizon vajzën e tij në KZAZ për ditëlindje

Edhe pse tashmë është i vetëdijshëm se nuk do të arrijë të sigurojë një mandat në Kuvendin e ri, kandidati i PD-ASHM në listë...

Financial Times: “Sherifi i vjetër” i Shqipërisë drejt mandatit të katërt si kryeministër

Nga Marton Dunai në Budapest Kryeministri shqiptar Edi Rama u duk në rrugën e duhur për të fituar një mandat të katërt radhazi në zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV