Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me shqiptarët në Parma të Italisë. Balla bëri thirrje për pjesëmarrje të Diasporës në zgjedhjet e 11 majit.
Votimin e emigrantëve në zgjedhjet parlamentare, ministri Balla e quan një borxh historik.
“Besoj se në 17 ditët e mbetura deri më 4 mars ka ende kohë të mjaftueshme për të dyfishuar numrin e atyre që duhet të bëhen pjesë e votës së 11 majit. Vota e 11 majit është një votë e rëndësishme. Bëhet fjalë për zgjedhjet e para që nga 31 marsi 1991 ku më në fund ndreqet një gabim ose një borxh historik”, tha Balla.
Më tej ministri Balla shprehu mirënjohjen dhe e cilësoi Italinë si mbështetësen kryesore të rrugës në BE.