Ndryshojnë rregullat për kreditë! Rregulloret e reja të BSH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka e Shqipërisë ka miratuar një sërë rregulloresh që prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë kreditë konsumatore.

Për të gjitha subjektet financiare jobanka do të ketë kritere më të forta të cilat synojnë mbrojtjen e konsumatorit dhe uljen e normave të interesit. Nëpërmjet ndryshimit të rregullores “Për Kredinë konsumatore dhe Hipotekore” Banka e Shqipërisë do të rishikojë metodologjinë e interesit maksimal që mund të vendosen nga subjektet jo banka apo shoqëritë e mikrokredisë, duke ulur edhe më tej koston e interesit për kreditë konsumatorë në fashën nga 0 – 200 000 lek.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm përfshin reduktimin e kostove të komisioneve të aplikuara për kredinë. Përveç uljes së kostove konsumatori do duhet t’i paguajë komisionet menjëherë në momentin e marrjes së kredisë dhe jo të shpërndara në kohë.

Ndryshime pësoi edhe rregullorja për transparencën mbi produktet dhe shërbimet financiare, ndërsa Banka e Shqipërisë do të përcaktojë kriteret që duhet të kenë reklamat e institucioneve financiare. Institucioni rregullator do të përcaktojë elementët që do të përmbajë reklama si dhe përcaktimin e hapësirave kur Banka mund të ndërhyjë për të ndaluar apo korrigjuar element që mund të dezinformojë konsumatorët.

Këto ndryshime përmbyllin një sërë masash të marra nga Banka e Shqipërisë që nga fillimi i hetimeve nga prokuroria e Tiranës për skandalin e mikrokredive, ku mijëra qytetarë u zhvatën nëpërmjet një skeme të paligjshme që i vendoste ata në një spirale borxhi. Nga viti i kaluar marrja e një mikrokredie është bërë më e vështirë. Tashmë subjektet e mikrokredive duhet të aplikojnë kritere më të forta ku duhet të merret në vlerësim, mosha, aftësia paguese si dhe verifikimi i kredive konsumatore në institucione të tjera. Portofoli i kredisë së mikrofinancës arriti në 60.2 miliardë lekë në tremujorin e tretë të 2024-ës, në rritje me gati 12%, duke përbërë një shtyllë të rëndësishme të sistemit financiar./    S,M

Të fundit

Banorët e Jalës kundërshtojnë policinë, refuzojnë ndërhyrjen e IKMT

Banorët e zonës bregdetare të Jalës kanë kundërshtuar sot ndërhyrjen e forcave të IKMT-së dhe Policisë së Shtetit, të...

Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë nuk po zhvillohet vetëm në frontin tokësor, por edhe në hapësirën ajrore, ku të dyja palët po synojnë objektiva...

Alesia Balliu: Berisha të japë dorëheqjen! Do garoj për kryetare e PD

Sali Berisha duhet të dorëhiqet nga Partia Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve, duke respektuar statutin e partisë dhe bashkë me të edhe Flamur Noka...

Vetëplagosje me armë gjahu në Shkodër, përfundon në spital 57-vjeçari

Një 57-vjeçar është vetëplagosur aksidentalisht me një armë gjahu të cilën e kishte me leje. Ngjarja ka ndodhur në njësinë administrative Postribë në Shkodër....

Tedi Blushi: Edhe 600 vite të hetojë SPAK kurrë s’do gjejë një shkelje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas vendimit për zgjatjen e afatit të hetimeve ndaj Ilir Metës, duke e...

Lajme të tjera

Web TV