Nazistët arrestojnë udhëheqësit e lëvizjes së rezistencës “Trëndafili i Bardhë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hans Scholl dhe motra e tij Sophie, udhëheqësit e grupit rinor gjerman Weisse Rose (Trëndafili i Bardhë), arrestohen nga Gestapo për kundërshtimin e regjimit nazist. Lëvizja përbëhej nga studentë universitarë (kryesisht mjekë), që shpreheshin kundër Adolf Hitlerit dhe regjimit të tij. Themeluesi, Hans Scholl, kishte qenë dikur anëtar i Rinisë Hitleriane, por u zhgënjye me ideologjinë naziste, sapo u bë i qartë qëllimi i saj i vërtetë.

Si student në Universitetin e Munihut në vitet 1940-1941, ai u takua me dy njerëz katolikë të letrave që e ridrejtuan jetën e tij. Pasi ktheu vëmendjen nga mjekësia tek feja, filozofia dhe artet, Scholl mblodhi rreth tij miq të një mendjeje, të cilët gjithashtu përbuznin nazistët, dhe kështu lindi lëvizja “Trëndafili i Bardhë”.

Gjatë verës së vitit 1942, Scholl dhe një miku i tij hartuan 4 fletëpalosje, të cilat i ekspozuan rrugëve duke denoncuar mizoritë naziste dhe të SS-ve, duke përfshirë shfarosjen e hebrenjve dhe fisnikërisë polake, ndërsa bënin thirrje për rezistencë ndaj regjimit. Fletushkat ishin të mbushura me citime nga shkrimtarë dhe mendimtarë të mëdhenj, nga Aristoteli në Gëte, dhe bënin thirrje për rilindjen e universitetit gjerman.

Lëvizja, mbështeste organizimin e një elitë të arsimuar brenda Gjermanisë. Rreziqet nga një veprimtari e tillë qenë të mëdha. Jeta e qytetarëve monitorohej imtësisht, për të mos patur asnjë devijim nga besnikëria absolute ndaj shtetit. Edhe një vërejtje rastësore kritike ndaj Hitlerit apo nazistëve, mund të çonte në arrestimin nga Gestapo, policia sekrete të regjimit.

Megjithatë, studentët e lëvizjes rrezikuan të gjithë, të motivuar thjesht nga idealizmi, parimet më të larta morale dhe etike, dhe simpatia për fqinjët dhe miqtë e hebrenjve. Më 18 shkurt 1943, Hans dhe Sophie, lanë një valixhe të mbushur me fletëpalosje në ndërtesën kryesore të universitetit.

Lexo edhe :  Shqipëria në ditën e fitores mbi fashizmin

Në to thuhej:”Dita e llogaridhënies ka mbërritur, e larjes së hesapeve të rinisë sonë gjermane me tiraninë më të neveritshme që populli ynë ka përjetuar ndonjëherë. Në emër të gjithë popullit gjerman, ne kërkojmë nga shteti i Adolf Hitlerit kthimin e lirisë personale, thesarin më të çmuar të gjermanëve, për të cilën na ka mashtruar me mjeshtëri. Ata u zbuluan nga një pastrues, që i raportoi menjëherë tek Gestapo, e cila i arrestoi shumë shpejt. Motër e vëlla u dënuan me vdekje, me prerje koke më 23 shkurt 1943, një dënim i rezervuar për “tradhtarët politikë”.

Kalendari

18 Shkurt 1787 – Perandori austriak Jozefi II, ndalon punësimin e fëmijëve nën moshën 8-vjeçare.

18 Shkurt 1828 – Më shumë se 100 anije, shkatërrohen nga një stuhi e fuqishme në Ngushticën e Gjilbraltarit.

18 Shkurt 1929 – Në Los Anxhelos të SHBA-së, jepen çmimet e para Oskar për arritje në kinematografi.

18 Shkurt 2001 – Agjent i FBI-së Robert Hansen, arrestohet për spiunazh për llogari të rusëve. Ai e pranoi fajin, duke shmangur kësisoj dënimin me vdekje. Hansen u dënua me burgim të përjetshëm.

18 Shkurt 2013 – Gjatë një grabitje të armatosur në aeroportin e Brukselit në Belgjikë, vidhet një sasi diamantësh me vlerë 50 milionë dollarë.

18 Shkurt 2014 – Të paktën 76 njerëz vriten dhe qindra mbeten të plagosur, në përleshjet midis policisë dhe demonstruesve në Kiev të Ukrainës.

Të fundit

Konflikt i rëndë në familje, 19-vjeçari qëllon me armë motrën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e së shtunës në Ferizaj të Kosovës, ku një 19-vjeçar ka qëlluar...

Kaloi natën në spitalin e Tiranës, çiklisti spanjoll me frakturë të vertebrës

Aksidenti që ndodhi vetëm 4 kilometra nga finishi ka lënë pasoja për çiklistin spanjoll Mikel Landa, që u rrëzuan në zonën e Freskut. 35-vjeçari ka...

Erdogan telefonon Ramën një ditë para zgjedhjeve: Urime për Samitin me KE!

Një ditë para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama. Në një...

Vendimi i Bankës së Shqipërisë, ekspertët: Shqiptarët tani do stepen për të blerë shtëpi

Kredia për shtëpi në 2024 arriti në vlera rekord, teksa më shumë qytetar iu drejtuan bankave për hua. Por vendosja e një tavani për këtë...

Denoncimi i Xhelal Mziut: Polici po shet votat me bandat, kapën dy qytetarë…

Drejtuesi politik për Partinë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka bërë një tjetër denoncim në rrjete sociale lidhur me shitblerjen e votave...

Lajme të tjera

Web TV