PS dhe PD bëhen bashkë, 112 vota për Kodin Zgjedhor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht përplasjeve të ashpra në Parlament, deputetët e mazhorancës dhe opozitës bashkuan votat për për disa ndryshime ne Kodin Zgjedhor. Çdo emigrant që disponon një dokument idetifikimi biometrik, pavarësisht se mund t’i ketë skaduar do e ketë të vlefshme deri më 13 maj.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi këtë të hënë me 112 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke i hapur rrugë votës së diasporës në zgjedhjet e ardhshme. Për herë të parë pas një dekade debatesh dhe përplasjesh politike, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike arritën një konsensus mbi këtë çështje, duke e cilësuar votën e emigrantëve si një hap të domosdoshëm për përfaqësimin e të gjithë shqiptarëve në procesin zgjedhor. Dy deputetët demokrat , Enkelejd Alibeaj dhe Dashnor Sula, votuan kundër ndryshimeve, ndërsa 30 të tjerë që ishin të pranishëm në sallë nuk morën pjesë në votim Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi, gjatë fjalës së tij në Kuvend e vlerësoi këtë ndryshim si një borxh të kahershëm që politika shqiptare i ka diasporës. “Shqipërisë i duhet kontributi i diasporës në zgjedhje, pasi është një e drejtë që na përket të gjithëve – shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit,” deklaroi ai. Peleshi theksoi se ky vendim nuk është në interes të maxhorancës, por në interes të Shqipërisë dhe demokracisë Peleshi bëri thirrje për angazhim maksimal të socialistëve në zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se shqiptarët duhet të zgjedhin progresin dhe jo konfliktin. Sipas tij, Partia Socialiste është forca politike që garanton stabilitet dhe integrimin europian të vendit. “Diaspora na jep 84 mandate për të reformuar vendin, pa pasur nevojë të diskutojmë me ju”, u shpreh Balla. Ndërsa Pandeli Majko e quan bashkimin e votave mes PD dhe PS një aventurë e rrezikshme që kërcon votën e emigrantëve për t’iu drejtuar komisionit rregullator të KQZ lidhur me votimin me pasaporta të huaja të shtetasve shqiptarë. “Mua kjo më mban shumë erë, dhe më mban një erë që s’dua ti vë emrin. Do jetë një arsye që votimi për emigrantët të bllokohet do jetë e papërgjegjshme që ky propozim të shkojnë në komisionin rregullator të KQZ. Tejkaluam krizën në një sallë me 5 veta. Shpresoj tek ndërgjegja kolektive e KQZ që të mos ndërmarrin hapin aventuresk, se me demek nuk u realizua kërkesa. Propozimi juaj mund ta shtyjë jo vetëm komisionin rregullator dhe integritetin e procesit zgjedhor në drejtim të paditur. Shpresoj që KQZ të mos jetë në nivelin të ndërmarrë aktin aventuresk e të bllokojë të drejtën e 100 mijë shtetasve” tha Majko. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se “lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, PD mbështet ndryshime që nuk janë as të PD dhe as të PS, por të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, që lidhen me dy aspekte teknike të procesit për të garantuar votën e bashkëqytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit”. Bardhi theksoi se cilido që ka një dokument biometrik identifikimi ka të drejtë të votojë dhe Kodi Zgjedhor nuk specifikon se dokumenti biometrik do të duhet të jetë shqiptar apo i SHBA-së. Ai deklaron se vota e shqiptarëve që kanë dokumente të vendit ku jetojnë nuk rrezikojnë zgjedhjet në Shqipëri.

Lexo edhe :  Berisha pas humbjes në zgjedhje/ U kërkoj shqiptarëve të kenë durim, tani fillon lufta!

Aplikimet nga diaspora

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundimin e afatit për regjistrimin e diasporës, deri më tani në KQZ kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve të 11 majit, mbi 182 mijë emigrantë. Sipas KQZ janë regjistruar mbi 142 mijë, ndërsa u janë refuzuar aplikimet mbi 34 mijë emigrantëve. Thirrjet e politikës shqiptare shkojnë që diaspora të mos e lërë regjistrimin për afatet e fundit, pasi mund të bllokohet faqja nga fluksi i lartë.

Të fundit

Kontroll në Burgun e Durrësit, gjenden 10 celularë që përdoreshin nga të izoluarit

Një kontroll i befasishëm është ushtruar orët e fundit në Burgun e Durrësit, në qelitë të të izoluarve. Paraprakisht informohet...

Palët nuk ndryshojnë qendrim/ Dështon dhe përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të enjten – për herë të 23-të radhazi – ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë...

Kryemadhi për humbjen e Metës: Nuk shoh përgjegjësi, s’kam qenë lidere e fushatës së tij

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi tha për gazetarët para se të hynte në Kuvend se “karrigia e parlamentit nuk është as e Monikës dhe...

Kot lodheni

Nga Artur Ajazi Humbja e Partisë Demokratike në 11 Maj, ka nxjerrë sërish në diskutim “largimin“ e Sali Berishës. Mblidhen analistë, politikanë, fitues dhe humbës,...

Parlamenti mbylli punimet pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias!

Kreu i PD, Sali Berisha foli për mediat pas mbylljes s seancës së sotme parlamentare pas rreth 15 minutash. Ai e cilësoi parlamentin si një...

Lajme të tjera

Web TV