Zelensky: Do të jap dorëheqjen menjëherë, por me këtë kusht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Nëse ka paqe për Ukrainën, nëse vërtet keni nevojë që unë të largohem nga pozicioni im, unë jam gati… Unë mund ta shkëmbej atë me NATO-n,” tha ai në një konferencë për shtyp “Ne jemi më afër një marrëveshjeje me SHBA-në për mineralet,” theksoi ai.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha sot se do të jepte dorëheqjen “menjëherë” nga presidenca e Ukrainës në këmbim të anëtarësimit të vendit në NATO .

Duke hedhur në tavolinë një tjetër kartë negociatash, në një kohë kur presioni i SHBA-së po intensifikohet, me Trump dhe Musk që i bëjnë thirrje për të vazhduar me zgjedhje, presidenti ukrainas bëri një propozim, i cili megjithatë ka pak shanse për t’u pranuar.

E gjithë kjo, përpara bisedave kritike me Donald Trump për Ukrainën, që do të kenë këtë javë presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer.

“Nëse ka paqe për Ukrainën , nëse vërtet keni nevojë që unë të largohem nga pozicioni im, unë jam gati… Mund ta shkëmbej atë me NATO-n”, tha Zelensky në një konferencë shtypi në Kiev, duke shtuar se ai do të tërhiqej “menjëherë” nëse është e nevojshme.

Presidenti ukrainas tha se qëllimi i tij është që homologu i tij amerikan, Donald Trump , të “kuptojë” pozicionin e tij dhe të vazhdojë me garancitë specifike të sigurisë për të ndihmuar Kievin të mbrohet kundër pushtimit rus.

“Dua shumë mirëkuptim nga Trump. Garancitë e sigurisë janë shumë të nevojshme”, ka theksuar më tej ai.

Duke folur me rastin e tre vjetorit të pushtimit rus të Ukrainës, Zelensky shprehu shpresën se takimet me liderët e huaj që do të vizitojnë Kievin të hënën do të shënojnë një “pikë kthese”.

Lexo edhe :  Trump i heq mbrojtjen nga Shërbimi Sekret ish-rivales Kamala Harris

Zelensky tha gjithashtu se Kievi dhe Uashingtoni janë më afër një marrëveshjeje për qasjen e SHBA në burimet natyrore të Ukrainës në këmbim të ndihmës për sigurinë. “Ne po bëjmë përparim,” tha ai, duke shtuar se zyrtarët ukrainas dhe amerikanë kishin qenë në kontakt për marrëveshjen më herët gjatë ditës./kb

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV