Eksporti ku ia kalojmë Serbisë/ Kultivimi i trangullit kornishon, Shqipëria kryeson

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Fier ka nisur sezoni i mbjelljeve në serat diellore. Një nga fermerët më të mëdhenj në këtë sektor është Besnik Bogdani nga fshati Pluk, i cili kultivon sipërfaqen më të madhe me trangull kornishon.

Ai sapo ka përfunduar vjeljen e lakrës së Brukselit, të cilën e ka eksportuar tërësisht në Ukrainë.
Aktualisht, Besniku po mbjell trangull në një sipërfaqe prej pesë dynymësh dhe pret një prodhim mbi 70 ton. Ky produkt ka një treg të garantuar, pasi kontratat për shitjen e tij sigurohen që në momentin e mbjelljes së fidanëve.

Shqipëria tashmë është kthyer lider në rajon për kultivimin dhe eksportimin e trangullit kornishon, duke lënë pas vende si Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Sipas kompanive eksportuese, gjatë vitit 2024 u eksportuan rreth 8.000 tonë trangull kornishon, te prodhuar në Fier,Lushnje dhe Berat të cilët u shpërndanë në mbi 30 fabrika në të gjithë Europën.

Për vitin 2025, parashikohet që prodhimi të arrijë mbi 12.000 tonë, duke siguruar një produkt cilësor, brenda standardeve të Bashkimit Europian.

Aktualisht, në Bashkinë Fier kultivohen mbi 15 hektarë sera me trangull kornishon, dhe çdo vit sipërfaqja e mbjellë me këtë kulturë po rritet ndjeshëm. Arsyeja kryesore është interesi i madh i fermerëve për këtë produkt, i cili ka një treg të sigurt, kontrata të garantuara dhe një çmim të përcaktuar që në fazën e mbjelljes./k.k

Të fundit

Hana përballet me babain: Dhe fjalën në mes të rrugës, më fejove për tri ditë

Hane është nënë e katër fëmijëve, por sot është e vetme në mes të rrugës. Ajo ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”...

Mbulimi i monumentit të Skënderbeut: Rama: Po formulohen mallkime për tradhti kombëtare

Kryeministri Rama, ka zbuluar arsyen e mbulimit të monumentit të Skënderbeut në Tiranë, i cili prej disa ditësh është i rrethuar me skela. Postimi i...

Pensionet me Italinë, zbulohen kategoritë që përfitojnë dhe procedurat si kryhet aplikimi

Dekretimi brenda pak javësh nga presidenti italian Sergio Mattarella, është hapi i fundit për njohjen e pensioneve për shtetasit e dy vendeve. Nga nisma...

Elon Musk paralajmëron: Pa Starlink, Ukraina do të humbiste lidhjet kyçe në luftë

Elon Musk ka thënë se “i gjithë fronti” në Ukrainë do të kolapsohej nëse ai do të vendoste të ndërpriste sistemin e tij të...

Zbardhen emrat për deputetë që PS kandidon në Tiranë

Janë zbardhur disa nga emrat që do të kandidojnë në zgjedhjet e 11 majit në Tiranë nga Partia Sociliaste. Emrat janë: 1.Edi Rama 2. Ogerta Manastirliu 3. Elisa...

Lajme të tjera

Web TV