Shkencëtarët pohojnë se më shumë gjumë se zakonisht të shtunën ose të dielën në mëngjes është i mirë për shëndetin tonë dhe mund të na bëjë më të lumtur.
Më konkretisht, sipas gjetjeve të studimit, njerëzit që shpenzojnë deri në 2 orë më shumë në shtrat në fundjavë kanë një rrezik më të ulët për të zhvilluar depresion.
Ky gjumë shtesë duket se ka përfitime të veçanta për burrat dhe njerëzit midis moshës 40 dhe 60 vjeç, të cilët zakonisht nuk flenë mjaftueshëm gjatë javës, ndërsa përpiqen të balancojnë punën dhe jetën personale.
Mungesa e gjumit ka qenë e lidhur, ndër të tjera, me humor negativ, përqendrim të dobët, shtim në peshë, dobësim të sistemit imunitar, madje edhe ulje të jetëgjatësisë.
Hulumtimet kanë treguar, megjithatë, se pak të rritur kalojnë më shumë kohë në shtrat, madje edhe në fundjavë. Studiuesit në këtë studim argumentojnë se dy orë gjumë shtesë mund të jenë të mjaftueshme për të ofruar një efekt mbrojtës kundër depresionit, duke lehtësuar gjithashtu stresin dhe rregulluar hormonet e trupit./k.k