Në limitin e kohës, KQZ regjistroi koalicionin e PD-së me 25 parti të tjera, kryesisht me partinë e Ilir Metës, Shpëtim Idrizit, Fatmir Mediut dhe Agron Dukës.
Pas regjistrimit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të kryesuar nga PD e Sali Berishës, vetë kryetari deklaroi se 8 vende në listat e sigurta do ishin për aleatët. Ndërsa pjesa tjetër do zgjidhej sipas numri të votave të kandidatëve të marra nga gara e Primareve.
Por më të votuarit të këtij procesi në Tiranë, nuk figurojnë në listat e mbyllura të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 Majit. Newsbomb.al ka siguruar listën me emrat të cilët Berisha i ka futur në listën e sigurt, vlen të theksohet që mes tyre qëndrojnë emra bashkëpunëtorësh të vjetër të ish-kryeministrit, si Jozefina Topalli, Flamur Noka, Albana Vokshi etj
Ndërkohë, sdhe pse Hysen Kadiu dhe Ilir Alimehmeti u shpallën më të votuarit në Tiranë nga Primaret, emri i tyre nuk është në listë. Gjithashtu Berisha ka hequr edhe deputeten e PD, Jorida Tabakun e cila në Primaret arriti të merrte rreth 650 vota, por nuk figuron në listën e sigurt, ndërkohë që në të qëndron emri i Erisa Xhixhos nga Partia e Lirisë.
Lista e sigurtë e PD për Tiranën:
-Sali Berisha
-Belind Këlliçi
-Flamur Noka
-Fatmir Mediu
-Edi Paloka
-Tedi Blushi
-Klevis Balliu
-Bes Xhaferri
-Jozefina Topalli
-Erisa Xhixho
-Albana Vokshi
-Ilda Zhulali./ SM