Ushqimet rriten, shqiptarët nuk kursehen as për veshje dhe as për argëtim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inflacioni fiksohet në 1.9%/ Ushqimet rriten, shqiptarët nuk kursehen as për veshje dhe as për argëtim

Inflacioni në muajin shkurt mbeti i pandryshuar, duke bërë që çmimet të rriteshin me të njëjtën përqindje si në janar.

Treguesi i ndryshimit të çmimeve arriti në 1.9%, i cili, krahasuar me një vit më parë, ka shënuar rënie nga 2.6%, që ishte në shkurt 2024.

Por, çfarë e ka shkaktuar këtë rritje të çmimeve?

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, qytetarët po paguajnë më shumë për produktet bazë të jetesës, si ushqimet, mirëmbajtja e shtëpisë, pijet, por edhe qiratë. Po ashtu, nuk kanë mbetur jashtë as shpenzimet për veshje, këpucë dhe argëtim.

Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiq thotë: “Niveli i fuqisë blerëse është po i njëjtë shqiptarët po mundohen të mirëmenaxhojnë financat e tyre në të njëjtën masë. Patjetër në mirëmenaxhim është dhe evidentimi i prioriteteve duke qenë se shqiptarët kanë prioritete së pari nevojat fiziologjike ushqimin dhe strehimin. Patjetër që dhe niveli më i lartë i rritjes së çmimeve do të jetë këtu.”

Shtysa kryesore e presioneve inflacioniste mbeten ushqimet, çmimet e të cilave u rritën me pothuajse 2.8%.

Inflacioni tek ushqimet po e mban të lartë çmimin e disa produkteve kryesore, si mishi, i cili, sipas INSTAT, ka pësuar rritje me 4% në muajin shkurt, pasuar nga zarzavatet me 3.2%, qumështi, djathi dhe vezët me 2.8%, dhe më pas ëmbëlsirat dhe peshku.

“Rritja e çmimit të mishit si pasojë e varësisë që ka vet blegtoria duke qenë së ne e importojmë mishin dhe e kemi në mungesë. Çmimi i mishi vjen me një çmim x vendosen dhe marzhet e fitimit të tregtarëve dhe tek konsumatori fundor vjen me çmim më të lartë dhe të papërballueshëm. Ndërsa tek zarzavatet duke qenë se janë jashtë stine janë edhe me çmime më të larta”, shton ajo

Lexo edhe :  Bizneset turke duan të fuqizojnë prezencën në Shqipëri, kanë 1 miliard xhiro vjetore

Për familjet shqiptare, shpenzimet për ushqime zënë rreth 40% të buxhetit total, dhe kërkesa në rritje për këto produkte ndikon në ndryshimin e çmimeve në tregje.

Po ashtu, në inflacionin e muajit shkurt ka ndikuar edhe sektori i bareve dhe restoranteve, si dhe ai i transportit, të cilat, me afrimin e sezonit turistik, kanë pësuar rritje të çmimeve. /    S,M

Të fundit

Fushata online e partive/ Rama më i klikuari, një video e tij mbi 1 mln shikime

Rrjetet sociale janë kthyer në një ndër mjetet kryesore të komunikimit edhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11...

Veliaj mesazh qytetarëve para zgjedhjeve: Voni vetëm PS dhe Edi Ramën!

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste....

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qeveria do të falë gjobat e papaguara ndaj qytetarëve dhe bizneseve të vëna në harkun kohor janar 2015-nëntor 2024. Vendimi i marrë më pak...

Kreditë me probleme ranë sërish lehtë në mars, prekin minimum të ri për 17 vitet e fundit

Raporti i kredive me probleme pësoi një sërish një rënie të lehtë në muajin mars. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, ky tregues ra...

Rama inspekton punimet e reja në aeroportin “Nënë Tereza”: Ndër më të bukurit e Europës

Kryeministri Edi Rama ishte sot në aeroportin “Nënë Tereza”, i cili është më i madhi në rajon për numër pasagjerësh. Rama tha se aeroporti po...

Lajme të tjera

Web TV