“Madhështorja” Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fatos Tarifa

Madhështore! Kjo do të jetë Shqipëria që, në prag të zgjedhjeve parlamentare të këtij viti, kërkon t’u shesë shqiptarëve Sali Berisha. Njeriu që për gjysmën e periudhës së tranzicionit, si president dhe si kryeministër, shqiptarët i mashtroi, i vodhi, i rrahu, i dhunoi, i vrau, u mori ç’kishin e s’u dha asgjë. Njeriu që partinë e tij dhe qeverinë e vendit i sheh si bajrakun e vet dhe veten si bajraktar.

Ky njeri premton përsëri sot ta bëjë Shqipërinë madhështore. Nuk e bëri dot (as dinte, as donte) kur kishte pushtetin, paratë dhe gjithçka në dorë, por betohet se do e bëjë këtë herë, kur, pasi ka hyrë në të tetëdhjetat, është më i pjekur, më i përkushtuar dhe rrezaton urtësi e vizion, edhe pse ka mbetur i njëjti politikan mashtrues, i dhunshëm, shoqërisht e kombëtarisht i rrezikshëm.

Sot Berisha u kërkon sërish shqiptarëve t’ua japin votat e tyre partisë-çetë të tij dhe bashibozukëve të partiçkave që i kacavirren e jargavisen për një karrike në parlament, ose për një zëvendësministër a një drejtor.

Të gjithë i njihni se cilët janë: Meta me partinë e tij kashtë e koqe të Lirisë, Mediu me “republikanët” shqiptarë që as vetë s’e di se ç’janë, Duka i “fermerëve”, Ndoka i “demokristianëve”, Dule i grekëve (të vërtetë e të rremë), Gjuzi i “kombëtares së konservatorëve”, Papa i “emigrantëve” shqiptarë, Axhami i “legalistëve” pa mbret e pa kauzë, Alimadhi e Roshi i dy palë ballistëve, Ndoj i “arbnorëve”, Doda i “rrugës së vërtetë” dhe, më i shquari ndër të gjithë, Jenisheri i “pensionistëve”.

Këta janë opozita shqiptare. Këta dhe një duzinë udhëheqësish të tjerë të shquar duket se janë shpëtimtarët e Shqipërisë së sotme dhe shpresa e këtij vendi për t’u bërë madhështor. Njëri më i mençur, më atdhetar, më vizionar e më i aftë se tjetri, dhe të gjithë bashkë një elitë politike që jo vetëm Shqipëria s’e ka njohur kurrë në historinë e saj, por që do zilepste çdo shoqëri demokratike të avancuar, nga Finlanda e Hollanda, në Kanada, Australi e Japoni.

Lexo edhe :  Eksperti i pasurive të paluajtshme: E pamundur të gjesh prona me 1000 euro metri katror

Këta do na çojnë përpara! Këta do na i shërojnë plagët e shoqërisë, do na mbrojnë nga korrupsioni e krimi, do na i dyfishojnë e trefishojnë pagat e pensionet, do na bëjnë pjesë të BE-së e do na nxjerrin në selamet.

Në krye të kësaj “elite” prijësi i bajrakut, Berisha, i vetidentifikuar me presidentin Trump, politikani “fenix” që ringjallet e ngrihet prej hirit të vet. Në fakt, veç sloganit të përbashkët MAGA në dy variante — Make Amerika Great Again dhe Make Albania Great Again — Berisha dhe Trump kanë të përbashkët edhe një gjë esenciale: Si njëri dhe tjetri nuk dinë as ç’thonë, as ç’bëjnë. Dhe, pikërisht për këtë arsye, janë — dhe njëri dhe tjetri — të rrezikshëm për shoqëritë e tyre./   S,M

Të fundit

Sot etapa e parë e “Giro d’Italia 2025”! Nga Durrësi në Elbasan e më pas në Tiranë

Sot zhvillohet etapa e parë e “Giro d’Italia 2025” që do të nisë nga qyteti i Durrësit, më pas në...

Cilat Parti kanë shanset më të Larta për të zbatuar Programet e tyre?

Nga EDUART GJOKUTAJ - Qendra ALTAX.al Analizë e Realizueshmërisë së Premtimeve Programore të Partive Politike në Shqipëri: Shanset për zbatim dhe përshtatshmëri me Realitetin Në një...

Shefi i inteligjencës holandeze: Po përgatitemi për një luftë të mundshme me Rusinë

Amsterdami po përgatitet për një konflikt të mundshëm të armatosur me Moskën – paralajmëron shefi i inteligjencës holandeze. Zëvendësadmirali Pieter Reesink, kreu i inteligjencës ushtarake...

Pas 4 vitesh “non grata”, DASH i hap një rrugë Berishës

Katër vite pas shpalljes “non grata” të kreut të PD-së Sali Berisha, nga SHBA duket se vijnë sinjale positive për t’i hequr gradualisht sanksionin....

Lajme të tjera

Web TV