Shqiptarët “braktisin” euron, bie euroizimi i kredisë për të dytin vit radhazi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2024 kredia në valutë të huaj përbënte 45.3% të portofolit total të sektorit bankar. Krahasuar me një vit më parë, pesha e kredisë në valutë të huaj ka rënë me pothuajse dy pikë përqindje.

Gjatë kësaj periudhe, kreditë në valutë shënuan rritje, por rritja në tepricën e përgjithshme të kredisë ishte disi më e lartë si pasojë e rritjes më të shpejtë të kredisë në lek. Treguesi i kredive në valutë në raport me totalin e kredive ka shënuar rënie për nëntë nga 11 banka të sektorit. Krahasuar me fundin e dhjetorit 2016, ky tregues është ulur për 10 nga 11 bankat e sistemit.

Nga ana tjetër, teprica e kredive në valutë të pambrojtura nga kursi i këmbimit ku kreditë në euro zënë rreth 93% ka shënuar rënie të mëtejshme të peshës së saj ndaj totalit të kredive në valutë. Në fund të dhjetorit 2024, këto kredi shënuan 22.83% të kredive në valutë, ose 10.7% të totalit të kredisë.

Në terma absolutë vërehet një rënie me 5.95% dhe 11% e kredive të pambrojtura ndaj kursit të këmbimit krahasuar përkatësisht me fundin e gjashtëmujorit të mëparshëm dhe me një vit më parë. Kjo rënie e ndjeshme dhe e shpejtë, reflekton gjithashtu disa ndryshime strukturore në klasifikim nga një numër i vogël bankash.

Kreditë e ekspozuara ndaj rrezikut të kursit të këmbimit, domethënë rastet kur të ardhurat e subjektit huamarrës janë në monedhë të ndryshme nga monedha e dhënies së kredisë, janë ato me profilin më të lartë të rrezikut. Për këtë arsye, ky tregues mbart një rëndësi të veçantë në monitorimin e masave të uljes së euroizimit.

Në fund të vitit 2024 treguesi që mat peshën e depozitave në valutë ndaj totalit të depozitave shënoi nivelin 52.1%. Niveli i raportit pësoi rënie të lehtë me 1.2 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe u ul me 2.2 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Për këtë raport, Në terma vjetorë, është shënuar rritje e depozitave totale në nivelin 2.1% dhe rënie për depozitat në valutë në nivelin 2%.

Lexo edhe :  Jepen 530 kredi për shtëpi me 0% interes, ja cilat janë kategoritë që e përfitojnë

Sipas Bankës së Shqipërisë, niveli aktual i depozitave në valutë ndaj totalit të depozitave mbetet mbi pragun e synuar prej 30%, por tendenca e përgjithshme tregon një ngadalësim të përdorimit të valutës në kursime.

Rezulton se 9 nga 11 bankat që operojnë në sistemin bankar regjistrojnë një vlerë të këtij treguesi mbi 50%, e cila potencialisht i bën ato subjekt të normës së rezervës së detyrueshme prej 20%.

Në analizën periodike të ecurisë së treguesve që janë objekt i strategjisë së deeuroizimit, Banka e Shqipërisë vlerëson se ecuria e treguesve që monitorohen për të vlerësuar efektet e masave të deeuroizimit ka qenë përgjithësisht në përputhje me objektivat e synuar.

Megjithatë, ndryshimet strukturore në ekonomi gjatë viteve të fundit, ku veçohet rritja e fortë e të  ardhurave nga turizmi, janë shoqëruar me ndryshime të politikave ekonomike dhe  monetare, si dhe të sjelljes së agjentëve të ekonomisë reale.

Për këto arsye, Banka e Shqipërisë vlerëson se dallimi i efekteve që lidhen ngushtë me masat e deeuroizimit, mbetet një proces i vështirë. Megjithatë, Banka Qendrore vlerëson se këto masa kanë ruajnë efektin frenues në ecurinë e euroizimit dhe në mungesë të tyre madhësia e lëvizjes së ndonjërit prej treguesve, apo edhe kahu i saj, do të ishte i ndryshëm.

Në vitin 2017, Banka e Shqipërisë nënshkroi një memorandum me Ministrinë e Financave dhe Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, me qëllim zgjerimin e përdorimit të monedhës kombëtare në sistemin financiar dhe në ekonominë shqiptare.

Deri tani, vetëm Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë masa rregullatore konkrete, që tentojnë të rrisin përdorimin e monedhës vendase në sektorin bankar. Këto masa tentojnë të rrisin kostot e ndërmjetësimit financiar në valutë dhe paralelisht ti ulin ato për lekun./MONITOR /   S,M

Të fundit

50 ditë nga presidenca e Trump/ Çfarë po ndryshon në SHBA

Kjo e mërkurë shënon ditën e 50-të që nga betimi i Donald Trump si president i SHBA-ve. Kjo është...

Ethet e listave në PD/ Harrohen primaret, në fund vendos Berisha

Dy partitë e mëdha po përmbyllin sot listat e kandidatëve për deputetë, ndërsa në mesnatë përfundon afati për dorëzimin e tyre në KQZ. Forumet...

Berisha nxjerr Sulën nga listat e 11 majit, deputeti: Më përjashtuan se jam ‘SPAKIST’

Deputeti Dash Sula nuk do të jetë në listën e PD për zgjedhjet e 11 majit. Reagimi i plote Listë fituese apo listë për një përfitues?! Partia...

“Rama e ka të sigurtë fitoren”/ Analisti: Ai e ndjen se çfarë ka përballë

Analisti Ilir Demalia thotë se vendimi i kryeministrit Edi Rama, për të vendosur deputetët me të paktën 1 mandat në listë të hapur, do...

Habit kirurgia: Mund të bëjmë ndërhyrje në hundë sa herë të duam, por…

Mjekja Klaudia Stajka në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan ndau për pubikun këshilla dhe informacione të vlefshme sa i takon ndërhyrjeve estetike,...

Lajme të tjera

Web TV