Basha për Ditën e Verës në Elbasan: Uroj ndryshime pozitive për shqiptarët në maj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Koalicionit Euroatlantikë, Lulzim Basha ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Ditës së Verës. Nga hyrja e kalasë së qytetit të Elbasanit, Basha u shpreh se kjo është një ditë mirësie, mbarësie dhe pozitiviteti dhe uroi që e tillë të jetë edhe vera duke filluar nga maji, kur pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare 2025.

“Nga Elbasani që sot është kryeqyteti i gjithë shqiptarëve, ju uroj gëzuar ditën e Verës! çdo familje shqiptare, të gjithë qytetarëve shqiptarë u uroj shëndet e mbarësi për ju dhe për familjet tuaja, suksese dhe plotësim të dëshirave, planeve e aspiratave tuaja.

Për mua është një kënaqësi e jashtëzakonshme që ndodhem sot këtu në mes të qytetarëve të Elbasanit, qytetit tim të dytë ku kam qëndruar për një kohë të gjatë si përfaqësues, të ndodhem në këtë qytet që i ka dhënë kaq shumë kombit tonë.

Është një ditë mirësie dhe mbarësie, është një ditë pozitivieti, ashtu si uroj nga zemra të jetë kjo verë për të gjithë shqiptarët duke nisur nga një verë e hershme nga maji. Një maj i ndryshimeve pozitive dhe një maj i kthimit të besimit se një jetë më e mirë është e mundshme në Shqipëri, se Elbasani, Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë”,-tha Basha./    SM

Të fundit

I bëri pritë poshtë shtëpisë, i riu shqiptar plagos oficerin e policisë në Greqi

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Greqi pas plagosi me thikë një oficer të policisë pranë...

E surpriozi me trëndafila nga qielli në Ferma VIP/ Nur zbulon marrëdhënien me Djonisin

Pak ditë më parë, një moment i pazakontë ndodhi në “Ferma VIP” kur një helikopter mbërriti mbi fermë dhe hodhi trëndafila për konkurrenten Nur. Ky...

Planeti në rrezik?! Anija përplaset me Tokën pas më shumë se gjysmë shekulli

jë anije kozmike e epokës sovjetike, e lëshuar më shumë se gjysmë shekulli më parë me destinacion planetin Venus, është rikthyer në Tokë në...

Qeveri teknike dhe zgjedhje të dyta, sa gjasa ka që të ndodhë ky skenar?

Partitë e reja kanë disa muaj që artikulojnë mundësinë që Shqipëria mund të kalojë në zgjedhje të parakohshme pas 11 majit. Sipas tyre, asnjë...

Po i vjen fundi mashtrimit me kilometrazh

Komisioni Evropian ka propozuar krijimin e një baze të dhënash për kilometrazhin e regjistruar në automjete gjatë kontrollit teknik, e cila do të ndahej...

Lajme të tjera

Web TV