“Bum tregtie”/ Çfarë u shit dhe u ble më shumë gjatë vitit të shkuar?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dyqanet e lagjeve, supermarketet, baret e restorantet dhe veçanërisht pikat e karburante e shitën më shumë produkte fund-vitin e shkuar. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se shitjet me pakicë në tremujorin katërt të 2024-s, u zgjeruan me 7.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë kohore të 2023-shit.

“Bum shitjesh”, çfarë u shit dhe u ble më

Kontributin më të madh në këtë ecuri e ka dha kërkesa për karburant.

Vitin e shkuar u importua naftë si kurrë më parë… më shumë se 657 mijë tonë. Në raport me vitin 2023, sasia e karburantit të hyrë në vend u rrit me rreth 43 mijë tonë apo 7 për qind. Ndryshe nga më herët, importet e naftës gjatë vitit të shkuar u përqendruan te India e lagët, duke zëvendësuar kështu Italinë fqinje.

“Bum shitjesh”, çfarë u shit dhe u ble më

Ndikim në zgjerimin e importeve gjatë gjithë vitit të përgjithësi dhe tremujorit të katër në veçanti importi i automjeteve dhe produktet ushqimore.

“Në fund të vitit ka një rritje si pasojë e festave. Shkurti i marsi janë përgjithësisht të dobët”, thotë një tregtar i fruta-perimeve.

Te këto të fundit më shumë se nga shqiptarët, zgjerimi i shitjeve erdhi nga turistët e huaj. “Po si të blejmë me këto çmime. Domate e sezonit dhe kushton 1 mijë e 500 lekë. Nuk dimë se ça po bëhet”, shprehen qytetarët.

“Bum shitjesh”, çfarë u shit dhe u ble më

Pa përfshirë karburantet, shitjet me pakicë në 3-mujorin e katërt të vitit të shkuar u zgjeruan me 5.3 për qind në raport me të njëjtën periudhë kohore të 20233-shit./    S,M

Të fundit

Ndeshja me Serbinë/ Revoltohet Braçe: Duhej ta kishim fituar, dreqi ta hajë!

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas ndeshjes së mbrëmjes së djeshme mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila përfundoi...

VIDEO/ Ishte bllokuar në plazhin e Akuariumit, policia i vjen në ndihmë turistit amerikan

Policia e Himarës dhe Policia Kufitare Dhërmi i kanë ardhur në ndihmë në ndihmë një shtetasi amerikan të bllokuar në zonën e plazhit të...

U arrestua për kultivim hashashi/ Enca: E ka krijuar Zoti, kush jam unë mos ta respektoj

Këngëtarja e njohur Enca Haxhiaj, ka folur për herë të parë lidhur me arrestimin e saj, pasi kultivoi bimë narkotike në disa vazo në...

Hodhën sende në fushë gjatë ndeshjes Serbinë/Arrestohen 2 persona, procedohen 12 të tjerë

Dy persona janë arrestuar dhe 12 të tjerë janë proceduar nga Policia e Tiranës pasi gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, ditën e djeshme në stadiumin “Arena...

Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO shqyrton kërkesën për masën e sigurisë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej muajit shkurt mbahet i izoluar në burgun e Durrësit, do të rikthehet këtë të hënë  në Gjykatën...

Lajme të tjera

Web TV