“Lista e PD”/ Gjekmarkaj: Qytetarët do të “marrin hak” për mungesën e Salianjit në garë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj është sot i ftuar në emisionin “Kjo Javë” .

Ai ka folur në lidhje me listat e kandidatëve për 11 majin, duke i konsideruar lista e PD si gjithëpërfshirëse.

“PD ka lista shumë përfaqësuese që gërshetojnë historinë me të ardhmen e PD, që gërsheton shtresat e atyre që kanë qëndruar gjithmonë, rininë, gratë, botën intelektuale e mbi të gjitha ka sjellë integritet në listat me të cilat i prezantohet Shqipërisë më 11 maj”, tha i.

Gjekmarkaj u ndal edhe në faktin që pjesë e garës më 11 maj nuk do të jetë Ervin Salianji, i cili ndodhet në burgun e Fierit.

“Surpriza më e madhe për mua është mungesa e Salianjit i cili është marrë peng nga padrejtësia, pushteti dhe mbahet në burgun e Fierit ku duhet të ishte si drejtues politik në qarkun e Elbasanit si aset i PD, por qytetaret do të hakmerret më 11 maj me votë për padrejtësitë”, tha ai.

Një nga emrat që nxiti reagime për faktin që mungonte në listat e mbyllura të PD, por ishte vendosur në listat e hapura, ishte Jorida Tabaku. Gjekmarkaj tha se sipas tij Tabaku do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve në lidhje me numrin e votave që do të marrë një kandidat.

“Tabaku është një personalitet i PD, zonjë intelektuale, përfaqësuese dinake e Tiranës. Përllogaritjet që ka bërë lideri ni PD në raport me aleatët e ka bërë të vështirë listën e mbyllur, kur për mua Tabaku e meritonte të ishte, por ajo nuk i trembet sfidave.
Tabaku për mua do të jetë surpriza e votave që do të marrë një kandidat”, tha ai./E.T

Të fundit

A kishte jetë në Mars? Ky gur thotë po

Këtë herë Roveri Perseverance i NASA-s ka mbledhur një kampion gjeologjik vërtet të jashtëzakonshëm gjatë eksplorimit të Marsit . Në fakt, ai identifikoi...

64 gjene të zbuluara, mund të përcaktojnë se sa shpejt plaket truri

Cilët faktorë përcaktojnë se sa shpejt plaket truri ? Duke përdorur mësimin e makinerive, një grup shkencëtarësh nga Universiteti Zhejiang në Kinë kanë identifikuar 64 gjene, aktiviteti...

Libri për fundjavën/ “Historia e botës në 63 diktatorë”

Në filmin Diktatori i Madh (1940), Charlie Chaplin u tall me etjen për dominim nëpërmjet personazhit të Adenoid Hynkel, një karikaturë e Adolf Hitlerit . Por realiteti...

Shpërndau video nga protesta kundër Vuçiç, politikani malazez arrestohet në Beograd

Ivan Vukoviç, nënkryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve dhe deputet i parlamentit të asaj partie në Mal të Zi, u arrestua në Beograd. Ai është...

Nuk u grumbullua për ndeshjet, Sylvinho jep lajmin e keq për mbrojtësin e Kombëtares

Tekniku brazilian i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, shpjegoi në një konferencë për mediat listën e publikuar për dy ndeshjet e para Kualifikuese të Botërorit 2026....

Lajme të tjera

Web TV