Analisti Frrok Çupi tha se Partia Demokratike nuk ka parime dhe nuk qëndron e lidhur me interesin e qytetarëve shqiptarë.
Ai komentoi reagimin e deputetit demokrat Dashnor Sula, i cili pasi u la jashtë listave të PD iu bashkua koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, por edhe në këtë hap Dashnor Sula është tërhequr duke thënë se Adriatik Lapaj është “krijesë e Berishës”.
Ai thekson se Dashnor Sula e pësoi duke u lënë jashtë listave të Partisë Demokratike pasi ka mbështetur SPAK dhe drejtësinë e re.
“Kërcet situatë në PD, sepse disa që i ofrohen për deputetë, nuk janë akoma një ndërgjegjësimi se çfarë bulmeti ka ai stan kështu doli edhe me Dashnor Sulën. Dash Sula është një tip, por nuk është një “mall” që e blen Berisha, nuk i vlen, nuk i duhet asgjë. Ka dy probleme. Problemi i tij është se ka kontrata me zgjedhësit, Berisha nuk e do këtë. Ai ka frikë se mund t’i dalë nga autoriteti i tij. Ai ka manifestuar se nuk është i egër kundër SPAK dhe drejtësisë. PD kjo do jetë, Partia Demokratike do jetë pa dinjitet. Nuk kemi asnjë themelues të PD në lista, me gjithë se ata janë gjallë. I vetmi kandidat që është i përjetshëm mbetet Tritan Shehu, sepse i ka shërbyer doktorit, por ai ka në dorë sekrete. PD s’ka parime, s’ka lidhje me interesat e popullit, Shqipërisë dhe vendit, nuk e ka moralin politik të lidhet me njerëzit. Duhet të ruajë doktorin, sa herë del nga shpija, sa herë shkon në SPAK dhe sa herë paraqitet në Gjykatën Speciale”, tha Çupi në një intervistë në “News Line”.
Analisti theksoi se pretendimi i Dashnor Sulës, që Adriatik Lapaj është krijesë e Berishës nuk është argument i qëndrueshëm për disa arsye.
“Nuk e gjej të mundur këtë, sepse Berisha nuk do vota, ai vjen me atë skuadër të vogël që ka, që të shkojë në SPAK ta mbrojë, të shkojë në parlament dhe të thyejë tre apo katër karrige. Ky Lapaj, është shfaqur si familje të djathtë, në krah të vjehrrit, që ka përfaqësuar “Plepat” dhe për këtë është përjashtuar nga drejtësia. Ky kryetar partie është kryetar se ka thënë se nuk ka ngjyrim. Qëllimi i asaj partie është të mbledhë goma të prishura në detin e Himarës”, tha ai./ S,M