”Rama e ka të sigurt fitoren”/ Ngjela: Berisha ka skaduar, po mban PD-në në krizë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit po afrohen dhe tashmë partitë politike, 11 formacione tashmë të regjistruara për garë në KQZ me kandidatët e tyre të listave të hapura dhe të mbyllura, janë gati për fushatë.

Por cili është projeksioni i avokatit Spartak Ngjela për rezultatin elektoral, si i sheh ai dy kampet e mëdha politike, partitë e vogla dhe kandidatët. Duke bërë analizën sot në Report Tv për gazetarin Arbër Hitaj, Ngjela tha se Rama do i fitonte zgjedhjet, edhe sipas sondazheve të publikuara, ndaj ka hartuar listat e kandidatëve në atë mënyrë, duke nxjerrë senatorët në garë të hapur.

Kurse Berisha e di që do i humbasë zgjedhjet, e për këtë shkak ka futur në listat e sigurta besnikët e tij, duke djegur shumë figura të tjera politike.

“Kjo është tendencë politike në të gjithë botën perëndimore demokratike, sepse fituesi e ndjen që do fitojë sërish, të paktën nga sondazhet dhe kërkon të krijojë evolucion të brendshëm figurash. Të shikojmë çdo bëjnë por unë them se si është doktrina politike e botës. Përsa i përket opozitës, në gjendjen që është dhe ato që kemi parë në 20-30 vitet e fundit, në perëndim krizat e opozitës këtë japin, kanë një lider të skaduar që nuk është në pushtet që të rrëzohet dhe vazhdon me inercinë e vjetër, ky është Saliu, e ka bllokuar. Por nuk e kupton se favorizon PS, por kjo pak i intereson se ai është në gjendje të rëndë në funksion të akuzave, edhe si familje, por e kupton se nuk ka shpresë dhe s’ka ditur të mbrohet. Të shikojmë gjyqet dhe konfiskimet që do i bëhen Berishës dhe familjes me anë të proceseve gjyqësore”, tha avokati.

Kurse për listën e kampit të mazhorancës dhe strategjinë e tyre nënvizoi:

“Përsa i përket mazhorancës nuk ka asnjë dyshim se do fitojë pushtetin, unë jam opozitar, por opozita është në krizë dhe atë e krijon Sali Berisha, ka humbur personalitetin edhe në publik. Vazhdon me fansat e tij të PD-së dhe mbahet me faktin si parti e dytë. Ai e di që nuk e fiton. Figurat e reja do e sfidonin, këta të tjerët jo. Nëse do e dinte se do fitonte nuk do vendoste këta figura, do vinte të rinj. Por janë larg pushtetit, sondazhet i dalin keq. Këtë rrugë ka gjetur Saliu, duhet të kishte gjetur një më elokuente”, argumenton ai.

Lexo edhe :  Pse refuzoi Basha ftesën për koalicion? Kthupi tregon ofertën

Por a rrezikon PS-ja duke nxjerrë senatorët në listat e hapura? Avokati mendon se edhe në kampin e majtë gjërat nuk shkojnë edhe aq mirë për shkak të përplasjeve të brendshme në aspektin e përgjithshëm.

Ndërsa lëvizjen e Ramës duke nxjerrë senatorët në ballë të elektoratit mendon se e ka bërë për të fituar sa më shumë vota dhe për t’i provuar nëse kanë ende peshë.

“Dua ta shikojmë se si do dali në zgjedhje, se nuk janë të falimentuar, por a do fitojnë në zgjedhje, kjo është pyetja? Ai i ka lënë këta si figura që përpjekja e tyre të thellojë fitoren e PS, kështu kuptohet. Ata kanë falangat e tyre që i përkrahin, socialistët kuptohet dhe ai i ka vendosur në një rresht figurash me anë të të cilave kërkon dy gjëra, të provojë nëse kanë ende fuqi, e nëse e kanë i japin erë të re PS-së. Por ka shenja të jashtme se mund të ketë edhe konflikte të brendshme edhe në PS. Nuk di të them por dinamika politike shkon nga një moment i pjesshëm apo i përgjithshëm dhe pastaj shkon në një moment të përveçëm”, shtoi ish-deputeti demokrat.

Në fund ai e mbyll me analizën se nuk ka pol të tretë që mund t’i rrezikojë dy partitë e mëdha.

“Beteja është vetëm majtas dhe djathtas dhe partitë e vogla mënjanohen. Politika është bipolare, nuk ndryshon, edhe në Perëndim është kjo. Madje edhe në Angli dhe në Amerikë, e majtë dhe e djathtë, nuk ndryshon. Shoqëria shqiptare nuk e ka fuqinë brenda partive të konvertojë zhvillim partiak të brendshëm dhe kështu do vazhdojnë ata që janë”, përfundon avokati./    S,M

Të fundit

Rritet numri i vizitorëve në hotele në janar, kryesojnë italianët

Strukturat akomoduese pritën më shumë vizitorë të huaj gjatë muajit janar të këtij viti. Instituti i Statistikave publikoi sot raportin...

“Gjesti do marrë urdhër mbrojtje, nëse ajo…”/ Juristja habit me deklaratën!

E ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka ishte Mardiola Baco për të komentuar rikthimin e Eglit në “Big Brother VIP 4”...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë kërdinë në këtë vend

Shirat e rrëmbyeshëm në Spanjë u shkaktuan nga stuhia Laurence të hënën, kryesisht në Andaluzi, ku lumenjtë u derdhën dhe rrugët dhe linjat hekurudhore u...

Pse disa njerëz nuk e kontrollojnë të folurën

Na ka ndodhur thuajse të gjithëve që të jemi në mbledhje ose me një grup të madh njerëzish dhe ka qenë përherë njëri që...

“Humba fëmijën tim të vetëm”, babai në lot pas tragjedisë në Koçan: Jam i vdekur

Dragi Stojanov është në mesin e prindërve që humbën fëmijët në tragjedinë e Koçanit. Ai humbi fëmijën e tij të vetëm në zjarr. “Më lejoni t’ju...

Lajme të tjera

Web TV