Arrestimi i rivalit të Erdogan, lira turke pëson rënie rekord brenda orësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lira e Turqisë ra deri në 12.7% dhe arriti një nivel të ri të ulët historik prej 42 për dollar të mërkurën, me obligacionet dhe aksionet gjithashtu që kanë rënë ndjeshëm, pasi autoritetet arrestuan rivalin kryesor politik të Presidentit Tayyip Erdogan. Lëvizja kundër Ekrem Imamoglu, kryetarit të bashkisë së Stambollit, u quajt një përpjekje për grusht shteti nga opozita dhe duket se mbyll një goditje agresive ligjore disa mujore ndaj figurave të opozitës në të gjithë vendin, e cila është dënuar si një përpjekje e politizuar për të heshtur disidencën.

Imamoglu pritej të emërohej si kandidati presidencial i opozitës kryesore brenda disa ditësh. 54-vjeçari Imamoglu, aktualisht kryesonte në sondazhet e opinionit në Turqinë. Partia kryesore opozitare, Partia Republikane Popullore (CHP), ishte në prag ta shpallte Imamoglun kandidat për president për ta sfiduar Erdoganit, i cili ka udhëhequr Turqinë për më shumë se dy dekada.

Zgjedhjet e ardhshme janë planifikuar për vitin 2028, por Erdogan e ka arritur kufirin e lejuar prej dy mandatesh si president, pasi më parë ka shërbyer si kryeministër. Nëse dëshiron të garojë përsëri për president, ai duhet të shpallë zgjedhje të parakohshme dhe të pretendojë se nuk e ka përfunduar mandatin e tij të dytë, ose i duhet ta ndryshojë Kushtetutën. Imamoglu është duke u hetuar për dy raste të vecanta që përfshijnë ndër të tjera akuza për drejtimin e një organizate kriminale, ryshfet dhe manipulim në tendera.

Pas arrestimit protestat kanë shpërthyer në rrugët dhe kampuset universitare të Turqisë, si dhe në stacionet e metrosë, me turma që brohoritnin parulla anti-qeveritare. Ka pasur raportime për përleshje mes protestuesve dhe policisë në qytetin më të madh të Turqisë. Pamjet e agjencisë së lajmeve Reuters tregojnë policinë duke përdorur sprej piper për të shpërndarë turmat jashtë Universitetit të Stambollit.

Lexo edhe :  Financat mbushin "thesin", vetëm në tre muajt e parë të vitit u mblodhën 1.8 mld euro

Qeveria ka ndaluar tubimet publike në Stamboll si pjesë e katër ditëve të kufizimeve. Por më shumë protesta priten në mbarë vendin pasi udhëheqësit e opozitës, përfshirë gruan e Imamoglu, u bëjnë thirrje njerëzve të ngrenë zërin. Shumë rrugë në Stamboll janë mbyllur gjithashtu për trafikun, ndërsa disa linja metro gjithashtu kanë anuluar shërbimet e tyre. Mbikëqyrësi i internetit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Netblocks, tha të mërkurën se Turqia kishte kufizuar rreptësisht aksesin në faqet e mediave sociale si X, YouTube, Instagram dhe TikTok./   S,M

Të fundit

Elektorati gri është problemi

Nga leonard Veizi A e kanë ndarë mendjen shqiptarët se për kë do të votojnë? Në ditët e fundit para votimeve,...

A ka Papa Leo XIV ndonjë lidhje me presidentin Trump? Ja çfarë dihet

Zgjedhja e Robert Francis Prevost si Papa Leo XIV ka ngjallur entuziazëm në Shtetet e Bashkuara. Mediat italiane raportojnë se presidenti ka shprehur publikisht...

KQZ ndalon reklamat elektorale pa emrin e subjektit politik

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka vendosur ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit të të gjitha reklamave elektorale që nuk tregojnë qartë se cili...

Sot etapa e parë e “Giro d’Italia 2025”! Nga Durrësi në Elbasan e më pas në Tiranë

Sot zhvillohet etapa e parë e “Giro d’Italia 2025” që do të nisë nga qyteti i Durrësit, më pas në Elbasan dhe përfundon në Tiranë....

Cilat Parti kanë shanset më të Larta për të zbatuar Programet e tyre?

Nga EDUART GJOKUTAJ - Qendra ALTAX.al Analizë e Realizueshmërisë së Premtimeve Programore të Partive Politike në Shqipëri: Shanset për zbatim dhe përshtatshmëri me Realitetin Në një...

Lajme të tjera

Web TV