Tetë përfaqësueset më të mira të futbollit të 17-vjeçarëve në kontinent do të jenë në Shqipëri nga 19 Maji deri më 1 Qershor. Do të jenë pjesë e Kampionatit Europian të Futbollit, që do të mbahet për herë të parë në vendin tonë dhe ku Shqipëria U17 është debutuese.
Italia, kampione e vitit të kaluar, apo Franca 3 herë fituese e akivitetit, pritet të luftojnë më shumë se çdo skuadër tjetër. Turneu do të nisë në Arenën Kombëtare për t’u mbyllur po aty.
Stadiumet e tjerë do të jenë ato të Elbasanit, Durrësit dhe Rrogozhinës. Çmimet e biletave do të nisin nga 200 Lekë. Kuqezinjtë e vegjël ka thuajse 1 vit që përgatiten nën drejtimin e trajnerit Andrea Tedesco.
“Jemi të bindur që grupi i lojtarëve e mund ta përballojë më së miri këtë turne pas thuajse 1 viti përgatitjesh ku punuam për të ndërtuar një ekip për tu përballur me skudrat më të mira të kontinentit”.
Për të pritur turneun është ndërhyrë në disa stadiume dhe fusha stërvitore, si kërkesë e FIFA-s.
“Është investuar në 2 stadiume dhe 8 terrene stërvitore. Federata Shqiptare e Futbollit ka investuar 300 milionë Lekë për të përmirësuar infrastukturën”, thotë Evia Kumria, përgjegjëse për Europianin U17./ S.M