Berishës i duhet La Civita për 12 majin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Më shumë se një muaj më parë u bë lajm fakti që Berisha ka marrë këshilltar fushate dikë që ka punuar dhe për fushatën e Trumpit. Një kompani që punon për Berishën në SHBA prej vitit 2023 e futi atë brenda kontratës së tyre dhe e solli një ditë në Shqipëri, që të krijonte idenë se tani Berisha ka miq në SHBA dhe do fitojë zgjedhjet.

Prej atëherë u zhduk. Ka pasur vetëm debat për pagesën e tij të lartë, meqë Trumpit i ka marrë 20 milionë dollarë.

Por 45 ditë para zgjedhjeve, ai nuk ka ardhur më. Madje ka përtuar të bëjë dhe ndonjë status në rrjetin X.

Sidoqoftë, ka lajme të mira. Fatmir Mediu e ka kapur dy herë në kafene në SHBA dhe ka dalë foto me të, duke i premtuar se do vijë së shpejti.

Sot Berisha nuk e caktoi datën, por e paraqiti si “madhështor” momentin kur ai do vijë.

E vërteta është se Berishës nuk i bën punë La Civita për zgjedhje. Jo vetëm sepse është një klient i dështuar i tij dhe i paparashikueshëm, por mbi të gjitha sepse ai nuk është thirrur për t’i drejtuar fushatën, por për t’i shërbyer gënjeshtrës së nevojshme të Berishës: që tani ai nuk është më armik i SHBA.

Premtimet se do t’i hiqej “non grata” në mars dhe se do shkonte në SHBA tashmë janë shkrirë në ujë.

Në fakt, Berishës nuk i duhet La Civita për të fituar zgjedhjet, por për t’u mbrojtur nga humbja.

Gjithë përpjekjet e Berishës janë në drejtimin se si do justifikojë humbjen e 11 majit. Ka filluar qysh tani të akuzojë të gjithë “kriminelët” që janë në burgje se do t’i vjedhin votat në terren. Po ashtu, ka nisur të bëjë premtime që do t’i kishte zili edhe Rrapush Xhaferi, ku premton që të gjithë do punojnë pa taksa dhe të gjithëve do t’u rriten rrogat.

Lexo edhe :  Si u kthye Berisha në një Dule dhe PD në një PBDNJ

Por e vetmja shpresë reale e Berishës pas 11 majit mbetet La Civita.

Me La Civitën, Berisha nuk ka ndërmend të gënjejë socialistët, se ata janë të qartë për 11 majin. La Civita i duhet për 12 majin, për të gënjyer demokratët, se ai gjoja do denoncojë humbjen, do thotë se iu vodhën votat, se Rama nuk do ta gëzojë pushtetin, e kështu me radhë – siç ka bërë rregullisht këto 33 vite. Por këtë radhë do ta bëjë me një “aktor amerikan”.

Për kaq i duhet. Dhe për kaq është gati ta paguajë sa të dojë – me qëllim që partia t’i mbetet atij pas 11 majit dhe spirale e humbjeve të opozitës të thellohet derisa të shuhet bashkë me Berishën.

Ndaj mos e torturoni me pyetjen “kur do vijë La Civita”.

Të vijë kur të dojë, kur të ketë kohë.

Nuk i duhet për të fituar zgjedhjet, por për të mbrojtur humbjen.

Nuk i duhet para 11 majit, por pas 11 majit.

Nuk i duhet për të mundur Edi Ramën, por për të sajuar një alibi që t’ia prishë fitoren./   S,M

Të fundit

Meghan Markle zbulon betejën e frikshme shëndetësore që përjetoi pas lindjes

Dukesha e Sussez, Meghan Markle ka lançuar episodin e parë të podkastit të saj të ri. Ajo ka treguar...

Camp Hill” / Virusi i ri që alarmon shkencëtarët

Një virus i ri që është shfaqur në pjesë të Amerikës mund të "kërcënojë të gjithë njerëzimin" sipas ekspertëve që parashikuan COVID-19, pasi lidhet...

“Shpirti mamit ti”, del mesazhi zanor i Ilaria Sulës. Prindërit rrëfehen mes lotësh

Për Flamur dhe Gëzime Sulën dhimbja nuk do të shuhet kurrë. Vajza e tyre, vetëm 22 vjeç, u shua padrejtësisht. Ilaria kishte shkuar për të...

Deklaroi se RTSH duhet të mbyllet/ Sindikata: Agron Shehaj shkeli vijën e kuqe me media

Kryetari i Partisë Mundësia ka deklaruar dje në një video të shpërndarë në rrjetet e tij sociale se RTSH duhet të mbyllet pasi nuk...

Presidenti Begaj vizitë në Kosovë, bllokohen përkohësisht disa rrugë

Gjatë kësaj vizite shtetërore, Policia e Kosovës do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për lëvizjen e sigurt të...

Lajme të tjera

Web TV