Spiropali i ‘rrëmben’ Sali Berishës kryebashkiakun e Kavajës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka qenë në Kavajë, në një vizitë ne Muzeun Etnologjik.

Bashkë me të ka qenë edhe presidenti Bajram Begaj. Por ajo është shoqëruar në këtë vizitë, dhe nga kryebashkiaku i Kavajës, demokrati Fisni Qosja.

“Kavajë, vizitë në Muzeun Etnologjik. Inauguruar shtatorin e kaluar, ky muze ruan historinë dhe traditat e Kavajës.

Ndërtesa e fillim shekullit XIX, ku për shtatë breza ka banuar familja Arkaxhiu, është tashmë monument kulture i kategorisë së parë.

Një pasuri e çmuar për identitetin dhe trashëgiminë tone”, shkruan Spiropali.

Kujtojmë që kryeparlamentarja Elisa Spiropali, është njëkohësisht edhe drejtuese politike e socialistëve për qarkun Tiranë.  /   S,M

Të fundit

Dibra nën petkun e borës edhe në pranverë, drejtuesit e mjeteve të përdorin goma dimërore

Dibra sot është ‘zgjuar’ nën petkun e dëborës. Siç raporton edhe gazetari Mahir Jangulli zbritja e temperaturave gjatë natës...

Mësuam të bëhemi mësues

Sadik Reçi   Shkollën e Mesme Pedagogjike “17 Nëntori”, Tiranë, ish Instituti femëror “Nëna Mbretëreshë”, lartësohet përgjatë “Rrugës së Elbasanit”, përballë ndërtesës së Akademisë së shkencave....

Rama ‘u jep mend’ izraelitëve: Shqipëria mbështet zgjidhjen me dy shtete, por jo Hamasin!

Kryeministri Edi Rama është nderuar me Medaljen Presidenciale të Nderit në Izrael, të cilën ia dorëzoi Kreu i Shtetit izraelit Isaac Herzog. Ky çmim akordohet...

I ftohti ‘pushton’ Greqinë, Selaniku zbardhet nga dëbora

I ftohti ka 'pushtuar' Greqinë që prej mbrëmjes së djeshme, dhe disa zona të veriut të Greqisë janë mbuluar me dëborë Nga orët e para...

Gjatë vizitës zyrtare, Rama nderohet në Izrael me medalje të veçantë

Kryeministri Edi Rama pritet të vlerësohet me Medaljen Presidenciale të Nderit akorduar nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog. Ky çmim akordohet për personalitete të...

Lajme të tjera

Web TV