Drejtori i CIA-s fton Musk për një takim, zbulohen detaje rreth diskutimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elon Musk do të vizitojë për herë të parë CIA-n sot me ftesë të drejtorit John Ratcliffe.

Ratcliffe i tha Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve javën e kaluar se ndikimi i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë së Musk është “zero” në CIA.

Raportohet se përfaqësuesit e DOGE nuk kanë qenë as në CIA, as në Zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, shkruan CNN.

Vizita e Musk u njoftua nga Ratcliffe i cili tha se donte të fliste me Musk për “teknologjinë”.

Musk, i cili po ndihmon në kryesimin e përpjekjeve të Presidentit Donald Trump për të tkurrur dhe riformuar shumë qeverinë federale përmes DOGE, vizitoi Pentagonin këtë muaj.

Ai u takua me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së Pete Hegseth për 80 minuta në bisedimet e tij të para të tilla në Pentagon, i cili është përgjegjës për një pjesë të madhe të shpenzimeve të qeverisë federale./k.k

Të fundit

113 vite më parë ”Titanic”-u nisi udhëtimin e parë dhe të fundit

Më 10 prill 1912, ”Titanic”-u u nis nga Southampton, pak pas mesditës, duke nisur zyrtarisht udhëtimin e tij të...

Çifti Michelle – Barack Obama u përfolën për divorc, por si qëndron e vërteta?

Michelle Obama duket se prej kohësh është në qendër të thashethemeve që s’kanë as kokë e as bisht, por në fund të ditës, e...

FSHF i mbyll stadiumin Vlorës, ja çfarë ndëshkimi u mor për Tiranën pas fitores në derbi

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF ka dhënë disa vendime pas incidenteve në ndeshjet e javës së kaluar. Vendimet e plota: KF Tirana, për sjellje...

Fushatë me paga, pensione e taksa/ Sa realiste janë premtimet e dy forcave kryesore ?

Programe realiste e jo premtime elektorale, paqe fiskale apo zbritje e taksave dhe mbështetje e shtresave në nevojë. 2 forcat politike vetëm pak javë para...

Kodrinat misterioze 2000-vjeçare të Amerikës

Nga Brandon Withrow - BBC/ Të ndërtuara nga një qytetërim misterioz që nuk la pas asnjë të dhënë të shkruar, këto struktura gjigante janë tani...

Lajme të tjera

Web TV