Misteret e takimit të Mehmet Shehut me revolucionarin Çhe Guevara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sefer Pasha

 

Të kërkosh nëpër arkiva është një mundim pa krye. Në Arkivin e Shtetit, të Ministrisë së Brendsheme e në Akademinë e Shkencave vete e ikën me duar bosh. Gjithçka që la sistemi i Enver Hoxhës është telendisur në rrafshin kohor të trazicjonit të pambarimtë. Disa informacjone janë të rreme. Asgjë nuk ka për ta shkyçuar. Ata që kanë punuar për të redaktuar e dokumentuar ngjarjet më pikante i kanë futur ato në kallëpe boshe me plot pallavra. Mundet të ishin zbuluar vepra me okë. Por “redaktorët” kanë realizuar “normën” sa për të marë rrogën. Shumë ndodhi janë fshirë ose janë lënë si ndonjë ndjellje sa për ta lëpirë një “kockë”. Le t’i bjesh murit me kokë dhe nuk mund të gjesh një togëfjalësh rreth takimit të Mehmet Shehut me revolucjonarin nga Argjentina Çhe Guevara. Ta zënë frymën broçkullat. Çhe Guevara qëndroi gati një javë në Shqipëri. E priti në zyrën e tij dhe e shoqëroi vet Mehmet Shehu. Si është e mundur që në Arkivin e Shtetit nuk gjendet asnjë fjalë e shkruar dhe as një folje aktive. Drejtoresha e Arkivit ngre supet me sëkëlldi. Të gjithë ta thonë açik me një pohore të pastër metaforikisht se në mozaikun e dokumentave është fshirë dhe censuruar çdo shejeze e vlertë në ledhishtat e arsyes. Gjithçka ka mbetur në kufijtë e përfytyrimit, të imagjinatës dhe të belbëzimit.

Hulumtimet nga hera në herë dashtazi gjatë viteve të Gardës për muzën e takimit të Mehmet Shehut me revocjonarin Çhe Guevara më nxoën nga mjegulla ngultazi shumë detaje të panjohura. Një nga shoferët e Enver Hoxhës që është gjallë të mahnit me ato që tregon tani në shoqërinë e kthyer së prapthi. Më thoshte me të qeshur se shqiptarët njohin vetëm një fakt. Enver Hoxha e ka pritur Ismail Kadarenë dhe familjen e tij vetëm një herë në banesën e tij brenda Bllokut. Edhe vet Kadareja ka folur për këtë takim. Por e vërteta shton ish shoferi është se unë e kam marr Kadarenë nga shtëpia e tij dhe e kam çuar tek vila 31, ku jetonte Enver Hoxha me dhjetra herë. Dhe ai jepte grimca nga këto takime. Unë e ndërprisja. Nuk më duhen fare këto lojëra fjalësh i thosha. Si një takim i Kadaresë dhe 100 takime me Enver Hoxhën është e njëjta gjë. Ish shoferit të Enver Hoxhës dhe më vonë të Mehmet Shehut i kam kërkuar miqësisht ndonjë të fshehtë të madhe nga vrasja e Mehmet Shehut dhe ai ma tregoi. Njëri nga ekspertët mjeko – ligjor që kishte kqyrur kufomën e Mehmet Shehut i kishte thënë në darkë në restorant “Drini”, kur që të dy ishin të tramatizuar, dhe bashkë kishin pirë raki se Mehmet Shehu organet gjenitale i kishte pastruar para se të vriste veten. Eksperti kishte gjetur qime në tualet. Gjithashtu kishte gjetur dhe makinën e rrojes. Mehmet Sheu kishte qenë Ministër i Brendshëm dhe e dinte se kur do t’i bëhej autopsia trupin e tij do ta xhvishin lakuriq. Dhe ai nuk donte që edhe i vdekur të përgojohej. Edhe i vdekur të ishte dinjitoz. Të gjithë ish oficerët e Gardës, bile dhe guzhinieri i Mehmet Shehut e thonë me gojën plot se i biri Vladimir Shehu e ka gjetur të atin në mes të pellgut të gjakut në tapet. Fotografia e paraqitur për shtypin e kohës është realizur nga grupi që kqyri kufomën me porosi të Ramiz Alisë. Ata e “zbukuruan” Mehmet Shehun sikur ai flinte gjumë me një pikë gjak mbi çarçaf. Po të marim varjantin që e vranë atëherë vrasësi si e puthiti tytën e pistoletës tek zemra e viktimës me kaq përpikmëri. Si do të vdiste në sekondë Mehmet Shehu, që edhe në atë moshë ishte një “atlet”. Vladimiri e ka fotografuar të atin të shtrirë në tapet. Ka fjalë se kjo fotografi është në qarkullim.

Por vite më vonë kur ish shoferi kishte dal në pensjon dhe luante bilardo me Sulo Gradecin i kërkova me këmbëngulje që ai të më tregonte edhe ndonjë hollësi për takimin enigmatik të Mehmet Shehut me revolucjonarin Çhe Guevara. Unë e kam marë në Rinas mu përgjigj flakë për flakë ai pa u ngrefosur. Me mua ishte ambasadori ynë në Kubë. Nuk më kujtohet emri. Edhe pse nuk punoja në Parkun e Delegacjoneve më urdhëruan që të shkoja në aeroportin e Rinasit nën drejtimin e ambasadaorit tonë në Kubë. Gjatë gjithë atij shërbmi ambasadori nuk tha një gjysëm fjale. Rrinte i ngrysur. Benxi rezervë qe i Mehmet Shehut. Çhe Guevarën e kam marë në Rinas dhe e kam çuar në Kryeministri, ku e priti në fshehtësi të plot Mehmet Shehu. Pastaj e kam shoqëruar për tek një nga vilat e shtëpive të pushimit në Durrës. Ambasadori që ishte në vend të parë të benxit vetëm heshtëte. Atëherë nuk e dija që shoqëroja Çhe Guevarën pa asnjë overdozë negativiteti. Nuk e kisha idenë se kush ishte ky njeri. Të vërtetën e kam mësuar pas dhjetë vjetësh. Çhe Guevara e kishte të shkruar në ball botën e padukëshme me të shtatë ngjyrat. Ai ndiqej këmba – këmbës në të gjitha kahet. Qe forcë prej orteku dhe detyrohej ta humbiste identitetin. Kombinonte dritën me hijet nga që ravijëzote vlera të larta. Qe shëmbëlltyra e guximit. Megjithëse qe me pasjone të matura ekstazat i kishte të stuhishme. Tek Mehmet Shehu gjeti sofrën bujare si në mitologji. I shkonte peisazhi tragjik i Shqipërisë komuniste me vegime shprese.

Historia e takimit të Mehmet Shehut me Çhe Guevarën edhe pas kaq vitesh e vështruar si tërësi mbetet me shumë pikpyetje në qiellin e arsyetimeve. Unë kam intervistuar shumë kuadro të Gardës së Republikës. Askush nuk e di emrin me të cilin u maskua revolucjonari nga Argjentina. Pyetja shtrohet që kur ka filluar lidhja mes Mehmet Shehut dhe Çhe Guevarës. A qenë takuar më parë dhe ku? A ishte në djeni të takimit të Mehmet Shehut me Çhe Guevarën vet Enver Hoxha? Sulo Gradeci më ka thënë se Enver Hoxha nuk ka pasur djeni. Po ta dinte sigurisht që ai do ta takonte vet revolucjonarin. Enver Hoxha i donte idetë e Çhe Guevarës. A ka në këtë mes ndonjë pabesi nga Mehmet Shehu? Edhe kur u mor vesh shumë vite më vonë[në vitet shtatëdhjetë] si shpjegohet që Enver Hoxha nuk e thirri Mehmet Shehun? Mbase ja ruajti “vath në vesh”. Nata e 18 dhjetorit të vitit 1981 nuk erdhi rastësisht. Disa copëza jete nga takimi i Mehmet Sheut me Çhe Guevarën vazhdojnë të qarkullojnë në “lëndinën” e mjedisit shqiptar edhe pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut. Nuk dihet se kush qe “dëshmitari”, i cili pa në zyrën e Mehmet Shehut kur ai me Çhe Guevarën pinin konjak “skënderbeu” dhe që të dy këndonin spanjisht. Megjithëse tregohet në disa varjante çfarë i tha Çhe Guevara Mehmet Shehut kur ai i dhuroi një automatik kallshnikov të prodhuar në një uzinë armësh në Shqipëri. Bashkë me armën Mehmet Shehu i dha dhe dhurata të tjera. Dy mbahen mend. Një skulpturë të Ismail Qemalit të gdhendur në dru dhe një arkë me konjak “skënderbeu”. Shtrohet pyetja sesi i kaloi nëpër aeroporte dhuratat nga Shqipëria Çhe Guevara. Në mënyrë të veçantë automatikun kallashnikov? Argjentina dhe Kuba ishin në fund të botës. Shumë nga këto motive janë të panjohura. Mister mbetet fotografia që bëri Mehmet Shehu me Çhe Guevarën. Fiqirete Sheu ka thënë në hetuesi kur ishte në burgun e Lezhës se në albumet e familjes së Shehut është dhe fotografia me Çhe Guevarën. Mirë njëra foto, po ajo që Çhe Gurvara e mori me vete a ka ndonjë adresë? Po kallashnikovi që Mehmet Shehu i dhuroi Çhe Guevarës ku përundoi?. Megjithëse vizita e Çhe Guevarës nuk u portokollua dhe u mbajt e fshehtë ajo u fiksua në memorjen e atyre të cilët e pritën dhe e përcollën. Për Mehmet Shehun Çhe Guevara ka qenë një personalitet, i cili vjen rrallë në histori. Takimin me Guevarën ai e ka treguar edhe kur vite më vonë shkonte për gjah në Bogovë të Skraparit.

Lexo edhe :  Konkluzionet për prokurorin Llaho dëgjohen pas dyerve të mbyllura në KLP

Në çastet kur Mehmet Shehu i dhuroi Çhe Guevarës automatikun kallashnikov i tha mikut të tij, i cili kishte nivel të lart ndjeshmërie, se tek punishtja ku prodhohet armatim dhe municjon brenda në qytet dhe në fshatrat rrotull kurrë nuk bie ndonjë virozë. S’ka kurrë grip. Baroti i largon infeksionet. Kryeministri shqiptar i ka treguar gjithshtu se në një fshat mbi punishten ushtarake dikur po afrohej kolera. Ajo po bënte kërdinë rreth e rrotull. Kur fshatarët e panë që po afrohej epidemia e kolerës ndezën zjarre në të katër anët. E prenë të gjithë pyllin dhe në mes të fshatit u bë një zjarr i madh. Zjarrin nuk e fikën në asnjë minutë. Dhe nga flakët e zjarrit kolera nuk u afrua dhe i gjithë fshati shpëtoi nga vdekja. Baroti dhe zjarri kanë të njëjtën forcë. Çhe Guevara e ka dëgjuar Mehmet Shehun i çuditur.

Çhe Guevara si personazh i dyshuar qe shumë i lidhur me shqiptarët. Edhe vajzës së ambasadorit tonë në Kubë ai ja vuri emrin. E quajti Suzana. Nuk dihen shumë hollësira. Nuk gjendet ndonjë foto, letër apo autograf. Thuhet se Çhe Guevara në një libër autobjografik që ka botuar në Kubë ai e përshkruan me një optik të pashoqe vizitën e tij në Shqipëri. Lipset që të gjendet ky libër e për të mësuar për synimet e kësaj vizite në një vend komunist siç ishte Shqipëria. Çhe Guevara kur është takuar me Mehmet Shehun ka qenë i ri. Duke pirë konjak “skënderbeu” ai i ka kujtuar mikut të tij  një thënje të Çehovit, i cili ka shkruar se “Deri në moshën tridhjetë vjeç unë jetova duke kënduar”. Vitet e qashtra të mëvonëshme qenë për revolucjonarin zi e më zi për shumçka. Ai ishte revolucjonar atipik e sipëror. Guximi i tij qe ngjitës e kryengritës edhe si kryepsikolog.

Ish punonjësit e Gardës së Republikës e thonë troç se takimi me Çhe Guevarën nuk është i vetmi me Kryeministrin Shqiptar Mehmet Shehun. Me legjendën e Argjendinës Mehmet Shehu është takuar dhe herë të tjera kur ai ka shkuar për vizitë në shtete të ndryshme të botës. Për këto ka folur në hetuesi dhe Fiqirete Shehu. Çhe Guevara ishte një ciklon që nuk i dihej fillimi. Ai ciklon nuk shkërmoqej kurrë. Nuk ndalonte. Në udhën e tij krijonte ciklone të tjerë. Ishte shkëndijë që ndizte revolucjonet. Ai e adhuronte Mehmet Shehun dhe komunistët shqiptar. Prandaj erdhi në Shqipëri. Por “Iljada” që shkroi ai për Shqipërinë nuk u përmblodh qoftë dhe në një broshurë të vogël. Çhe Guevara nuk donte të linte gjurmë. E megjithatë hienat e diktuan dhe në vitin 1967 e vranë në Bolivi. Pas disa vitesh dhe pikërisht në 18 dhjetor të vitit 1982 do të vetëvritej dhe miku i tij Mehmet Shehu.

Kërkimet duhet të vazhdojnë sidomos në dosjet e Sigurimit të Shtetit. Në mënyrë të veçantë në dosjet e Drejtorisë së Tretë[Zbulimi i Jashtëm]. Është e pamundur që të mos jetë fiksuar takimi i Mehmet Shehut me Çhe Guevarën. Në dosjet e Zbulimit të Jashtëm nuk është vënë dorë për t’i manipuluar ose për t’i zhdukur ato.

Mistere si ajo mes Mehmet Shehut dhe Çhe Guevarës duhet të tregohen.  U çudita me ca miq të mi në Laç. Babain e tyre e kishin marë fashistët dhe e kishin çuar gardian në oborrin e Benito Musolinit. Siç ma treguan kur Musolini kishte dal për të bërë vrapin e mëngjesit e kishte parë tek dera fashistin laçjan dy metra të gjatë. Qe shumë i pashëm. Pasi e kishte pyetur se nga ishte Musolini kishte bërë me të një fotografi në çast dhe aty për aty një kopje ja kishte dhuruar fashistit të tij besnik. Këtë fotografi e kishin miqtë e mi. Unë meqënse po shkruaja librin biografik për atin e tyre ua kërkova, por ata po hezitonin për të ma dhënë. Hallin e kishin se mos ja prishnin biografinë babait të tyre, i cili kishte qenë roje në oborrin e Muslinit dhe me të kishte bërë dhe një fotografi. U përpoqa që t’i sqaroj. Benito Musolini është një politikan i përmasave botërore. Dhe të kesh një foto me të është fat.

Vitet kanë rrjedhur si përrenjtë e malit. Pritja dhe përcjellja e Çhe Guevarës tani tregohet si legjendë dhe nga i biri i Mehmet Shehut, Skënderi, i cili është kthyer nga Suedia dhe jeton në Tiranë. Jemi në një pallat. Por tek ata që janë gjallë nga grupi i shoqërimit si dhe nga pasardhësit vazhdojnë debatet. Këta janë ish oficer, shofer, shoqërues, guzhinier dhe rojet e Gardës në vilat e udhëheqjes në Durrës. “Përplasjet” janë groteske. Jo e prita unë dhe jo ti. Kur i mbajta kallashnikovin e paketuar ai më dhuroi një çakmak të cilin e ruaj si kujtim. Hidhet tjetri dhe thotë se paketën e cigareve kubaneze e ruan im bir. Dhe të tjerët thonë se Çhe Guevara nuk erdhi me linjën ajrore, por nëpërmjet pyllit mbi Hanin e Hotit. Vizita e një njeriu me emër si Çhe Guevara nuk mund të shuhet paçka se qe e maskuar.

Të fundit

“Durana Tech Park”, Rama: Synojmë gjysmë miliard euro të ardhura në buxhet

Qendra e Inovacionit dhe Teknologjisë, Durana Tech Park, ka hapur dyer për 34 rezidentë e parë të ndarë në...

Protesta e 2 prillit në Shkodër/Berisha: Frymëzim për zgjedhjet, në 11 maj ndahen 2 epoka

Protesta e 2 prillit të vitit 1991 kundër regjimit komunist që përfundoi me 4 viktima në Shkodër, për Sali Berishën duhet të jetë burim...

Ultimatum për heqjen e simboleve të PD/ Basha zbaton urdhrin pas ankimit të demokratëve

Gjatë seancës së 21 marsit në KQZ, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka urdhëruar Lulzim Bashën, të heqë simbolet e Partisë...

‘Skype’nuk do të ekzistojë më nga 5 maji, ja në cilën platformë do kalojnë përdoruesit

Microsoft ka njoftuar se do të mbyllë Skype më 5 maj 2025, duke i ridrejtuar përdoruesit te Teams. Ky vendim, i bërë publik në...

Nga ijet te kërthiza

Edison Ypi Këto ditë kur Dimri po jep shpirt dhe Pranvera po troket, u nisa t'i ngul një të kafshuar Shqipërisë. Ku e ka hak....

Lajme të tjera

Web TV