Sulmi me granata ndaj godinës së Postës së Kosovës në Zveçan,reagon Kurti:Radoiçiç i lirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Albin Kuti ka reaguar në lidhje me sulmin e ndodhur sot ndaj godinës së Postës së Kosovës në Zveçan.

Ai ka dënuar sulmin, ndërsa ka shtuar se kjo vepër ka elemente terroriste.

Brengosëse në këtë situatë mbetet fakti se individë të njohur për lidhjet e tyre me grupe kriminale dhe terroriste, si Millan Radoiçiç, vazhdojnë të mbeten të lirë, e po strehohen dhe po shfrytëzohen nga pushteti në Serbi për qëllime shoviniste”, ka shkruar kreu i qeverisë në një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

Me shqetësim të thellë dhe vendosmëri të palëkundur për të mbrojtur stabilitetin dhe rendin kushtetues, dënojmë fuqishëm sulmin me elemente terroriste ndaj objektit të Postës së Kosovës në Zveçan, i kryer sot me datë 1 prill 2025.
Ky akt dhune është një orvatje për të cenuar sigurinë dhe për të penguar integrimin e qytetarëve në sistemin ligjor dhe institucional të Republikës së Kosovës.
Brengosëse në këtë situatë mbetet fakti se individë të njohur për lidhjet e tyre me grupe kriminale dhe terroriste, si Millan Radoiçiq, vazhdojnë të mbeten të lirë, e po strehohen dhe po shfrytëzohen nga pushteti në Serbi për qëllime shoviniste.
Qëndrimi në liri i kriminelit Radoiçiq dhe mosdorëzimi i tij autoriteteve të shtetit tonë është një mesazh i rrezikshëm që inkurajon kriminelë e terroristë, ekstremistë të ndryshëm, që të vazhdojnë veprimet e tyre me tendencë destabilizuese.
Përmes krijimit të tensioneve artificiale, po tentohet të pengohet funksionimi normal i institucioneve dhe të minohet zhvillimi ekonomik e përparimi demokratik i vendit tonë.
Sulmi tinëzar me granatë në terrin e natës është orvatje nga dëshpërimi dhe pafuqia e atyre që nuk sundojnë më në veriun e Kosovës. Posta e Kosovës do të qëndrojë aty si ndërmarrje publike, xhami i ri do të vendoset e shërbimet legale do të vazhdojnë të ofrohen për të gjithë qytetarët.
Institucionet relevante janë duke kryer hetime të plota për të sjellë para drejtësisë autorët e këtij akti të rëndë.
Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit rajonal, por nuk do të lejojmë asnjë përpjekje për të sfiduar rendin tonë kushtetues dhe sigurinë e qytetarëve tanë.
Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar që të gjithë qytetarët, pa dallim, të jetojnë në një mjedis të sigurt dhe të lirë./k.k

Lexo edhe :  Krasniqi: Nuk besoj kurrë që Limaj do të jetë kandidat për kryeparlamentar

Të fundit

Termometri shënon 43 gradë celcius, si po i përballojnë qytetarët temperaturat ekstreme

Shqipëria po përjeton një valë të nxehti ekstrem, me temperaturat që gjatë mesditës kanë arritur deri në 43 gradë...

Fanfarë dajash dhe tezesh si alternativë e politikës së vjetër

Nga Skënder Minxhozi/   U nisën të ndryshojnë Shqipërinë, nuk ndryshuan dot as listat që kishin hartuar vetë. Kriza tashmë shumë publike brenda aleancës elektorale mes...

Holta Zaçaj: Ligjet nuk mbahen mend se si janë shkruar, por se si zbatohen

Këtë të premte, më 25 korrik, u prezantua drafti i parë i Kodit të Ri Penal i realizuar pas një pune disavjeçare nga një...

Transporti sekret amerikan, armët bërthamore në tokën e Mbretërisë së Bashkuar

Për herë të parë që nga viti 2008, Shtetet e Bashkuara po stacionojnë armë bërthamore taktike në Britaninë e Madhe. Kjo do të përfaqësonte...

“Drejtësia ndërkombëtare s’është e lirë”, Rama mbështet Thaçin dhe “thumbon” Hagën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook pas publikimit të intervistës nga burgu i Hagës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në intervistë Thaçi shprehet: “Unë...

Lajme të tjera

Web TV