Greqi, ndalohet lindja e fëmijëve nga një nënë “surrogate” për çiftet e së njëjtës gjini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meshkujve në Greqi do t’u ndalohet të kenë fëmijë nëpërmjet një nëne surrogate nëse janë beqarë ose në një marrëdhënie me të njëjtën gjini, tha sot ministri grek i Drejtësisë, Giorgos Floridis – duke shtuar se synohet të eliminohen paqartësitë ligjore mbi konceptin e pamundësisë për të kryer një shtatzëni, sipas AP.

Floridis tha se ndryshimet e propozuara do të paraqiteshin në parlament së shpejti – si pjesë e reformës më të gjerë të kodit civil.

“Tani po sqarojmë pa mëdyshje se koncepti i paaftësisë për të mbajtur një shtatzëni nuk i referohet një paaftësie që rrjedh nga gjinia e dikujt”, u tha Floridis gazetarëve.

 

“Me fjalë të tjera, një grua mund të mos jetë në gjendje të mbajë një shtatzëni nëse është në një çift mashkull-femër, në një çift të të njëjtës gjini apo e vetme”, shtoi ai.

Greqia legalizoi martesën e të njëjtës gjini vitin e kaluar – vendi i parë me shumicë të krishterë ortodokse që e bën këtë.

Ligji i barazisë martesore u kundërshtua nga kisha e fuqishme ortodokse e Greqisë dhe grupet konservatore. Parlamenti miratoi partneritetet civile për çiftet homoseksuale në 2015.

Në kontrast me konsensusin në rritje në mbështetje të martesës së të njëjtës gjini, peizazhi ligjor i Evropës për surrogacinë ndryshon shumë. Shumë vende i kanë ndaluar të gjitha format e praktikës ose kanë vendosur kufizim./k.k

Të fundit

Berisha ironizon premtimin e Ramës në Berat: Ishullin e Osumit e mori lumi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijoi me fushatën elektorale në Berat ku prezantoi kandidatët e Aleancës Shqipëria Madhështore. Kryedemokrati...

Gjesti i vendosur, ja çfarë do të bëjë nëse Xheneta do e kërkojë jashtë

Gjesti dhe Egli, dy ditë pas dasmës ku u shpallën burrë dhe gru, janë përfshirë në konflikte dhe debate të shumta. Ndjeksit e BBVA, banorët...

Emigranti kthehet në Itali pas qëndrimit në kampin e Gjadrit, nuk do të riatdhesohet

Fitorja e parë në luftën kundër kalimit të emigrantëve mes Italisë dhe qendrës së paraburgimit dhe riatdhesimit u arrit në fakt nga dy avokatë nga Bari. Avokatët...

Donald Trump pret në Shtëpinë e Bardhë Melonin: Është një kryeministre e shkëlqyer

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë kryeministren e Italisë Giorgia Meloni. Trump u shpreh se Meloni “i pëlqen shumë”. “Unë mendoj se...

Siguria në shkolla/ Qeveria merr vendimin: Dy oficerë sigurie në këto gjimnaze

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 81,...

Lajme të tjera

Web TV