Sekreti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Anila Hoxha

Në datë 14 mars, një gjyqtar i posaçëm në Tiranë ka vendosur arrest në burg ndaj dy ish-zyrtarëve dhe, po me kërkesë të SPAK, u shpall në një seancë me dyer të mbyllura “ndalimi i publikimit të akteve”. Nuk pati as njoftim zyrtar për arrestimet, as nga SPAK dhe as Policia.

Gjendur përballë informacioneve të shumta që më sinjalizuan se dy të dyshuarit ishin arrestuar pas hakerimit të PC-ve të prokurorëve të posaçëm në të njëjtën datë, ju drejtova me kërkesë zyrtare SPAK me pyetjen për çfarë vepre penale ishte arrestuar i dyshuari Zambak Gjoni. (foto 1 e emailit, datë 14 mars)

Ndërsa pati heshtje nga institucioni dhe pavarësisht rëndësisë dhe interesit publik, vazhdova të mbledh informacione nga burimet, që më saktesuan se “po kishte pasur ndërhyrje”.

Në 25 mars, ju ridrejtova SPAK me kërkesë mbi të njëjtin objekt, duke kërkuar informim për çka kisha mbledhur; pra, të dhëna shtesë për të konfirmuar çka më kishin treguar burimet. Hetimi po kryhej për akuzat e nxjerrjes së akteve sekrete dhe ndërhyrje në sistem. Dhe me një seri pyetjesh për të cilat prisja konfirmim dhe që mund t’i gjeni në foton dy (emaili, datë 25 mars).

Në 1 prill, SPAK përgjigjet pa përgjigje, duke përdorur frazën: – “Nuk kemi informacion për të ndarë me ju”.

U konsultova me ekspertët më të mirë se si duhet të veprojë një gazetar përballë një situate të tillë. A duhet të presë derisa sekreti të marrë dhenë, duhet të rrezikojë dhe për pasojë të merret nën hetim, apo duhet të respektojë interesin publik?

Lexo edhe :  Arsyet dhe pasojat e gërricjes së Sali Berishës me Benent Becin

Më thanë: “Qëndro gazetare”.

Dhe kështu po bëj.

Po e publikoj sot ngërçin e sekretit hetimor të një prokurorie, e cila nga data 13 mars, kur u arrestuan dy ish-zyrtarë, vendos më në fund të ndajë informacion. Asgjë s’ka ndryshuar, sekreti vazhdon sekret, megjithatë sot, në datë 4 prill, prokuroria e posaçme njofton zyrtarisht mes të tjerash:

“Nga verifikimet, ka rezultuar se është ndërhyrë vetëm në adresat e e-maile-ve të disa prokurorëve, por jo në sistemin e përgjithshëm të IT-së të institucionit. Personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore. Po ashtu, ata kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, por pa sukses.

Falë një hetimi intensiv të drejtuar nga Prokuroria e Posaçme, me përfshirjen e BKH-së si dhe Sektorit të Ekspertizës të kësaj Prokurorie, u bë e mundur që të zbulohej kjo ndërhyrje e paligjshme, duke identifikuar dhe arrestuar brenda 24 orëve dy shtetas – individin që ka realizuar ndërhyrjen në e-mail-e dhe atë që ka shpërndarë informacionin tek persona të tretë. Gjithashtu, u bë e mundur sekuestrimi i paisjeve të përdorura për të realizuar ndërhyrjen, si edhe skedarët (file) e shkarkuar.”/Marrë nga profili në Facebook i Anila Hoxhës

May be an image of text that says 'TRAVELOFTENC You 14 Mar Pershendetje. … Referuar ligjit per te drejten e informimit kerkoj tme vendosni ne dispozicion detaje, dhe vepren penale per te cilen eshte arrestuar ish zyrtari Zambak Gjoni si dhe nje ish zyrtar tjeter.'

May be an image of text that says 'Bashkë me urimin ky email tju gjejë rikujtoj mbi kërkesën për informacion Te Gjoni bën fjalë dhe shtetasve Artjon cilët ende nuk ka njoftim zyrtar ende nuk më jeni përgjigjur në referim informimit, shtoj edhe disa për pyetje mbi vërtete këta janë arrestuar për veprat

May be an image of text that says 'AE To You 1 Apr Përshëndetje, Sẽ pari uroj jeni mirë! Në përgjigje kërkesës suaj, e protokolluar me datë 26.03.2025, ju informojë se nuk kemi ndonjë informacion për ndarë, për sa kërkoni. Gjithë mirat, SPAK STRUKTURAE POSAÇME KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR Koordinatori për Marrëdhënien me Mediat Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit tẽ Organizuar Rruga:

 

May be an image of text that says 'AE To ToYou You 1 Apr Përshëndetje, Sẽ pari uroj jeni mirë! Në përgjigje kërkesës suaj, e protokolluar me datë 17.03.2025, ju informojë se nuk kemi ndonjë informacion për ndarë, për sa kërkoni. SPAK STRUKTURA POSAÇME KUNDER KORRUPSIONI KORRUP UPSIONIT DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR Koordinatori për Marrëdhënien me Mediat Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar Rruga:

Të fundit

“Opozita po nxin vendin”, Romeo Kara: Berisha duhet të dënohet

Avokati Romeo Kara ka folur lidhur me deklaratat e ish-kryeministrit Berisha dhe qëndrimet e tij negative për ecurinë e...

Rriten çmimet e ushqimeve në mars, çojnë inflacionin në 2.1%, ja nga çfarë është ndikuar

Çmimet e ushqimeve kanë vijuar rritjen në mars 2025 me ritme më të larta se mesatarja e përgjithshme. Sipas INSTAT indeksi i Çmimeve të...

Shtanget Egli, Olsi Bylyku vjen ta takojë brenda në BBVip / Si shkoi takimi i tyre?

Egli ka marrë një surprizë të papritur nga ish-partneri Olsi Bylyku në prime-n e “Big Brother VIP”, pas rrëfimit të linjës së jetës. Olsi Bylyku...

Kandidat për kryetar bashkie për Tiranën? Ja si përgjigjet Blendi Gonxhja

I pyetur nëse do të propozohej si kandidatë për kryetar për bashkinë Tiranë, do të ishte i gatshëm që të pranonte, Gonxhja tha se...

Rama: Krenar që Tirana pret liderët e kontinentit më 16 maj

Në 16 maj, në Tiranë do të mbahet samiti i Komunitetit Politik Europian. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shprehet se është...

Lajme të tjera

Web TV