Shokuese! Studentja 21-vjeçare humb jetën nga alergjia ndaj përbërësve të saundiçit

healthy sandwhiches herby chicken gyros

Një studente amerikan vdiq të mërkurën pasdite në Romë nga një reaksion alergjik pasi hëngri një sanduiç të blerë në një restorant.

Avarie Anne Tierney, 21 vjeç, e cila ishte alergjike ndaj arrat shqeme, ndodhej në zonën Pigneto në një qendër për studentët që ndiqnin kurset Erasmus, me disa miq kur, menjëherë pasi hëngri sanduiçin, u ndje keq. Ajo u rrëzua në tokë nga shoku anafilaktik.

Menjëherë pas kësaj, 21-vjeçarja, arriti të kthehej në banesën e saj falë ndihmës së miqve. Ata, duke kuptuar seriozitetin e situatës, e ndihmuan duke i dhënë një dozë Bentelan.

E reja pësoi një infarkt, teksa mjekët tentuan disa herë ta shpëtonin duke i kryer masazh kardiak dhe frymëmarrje artificiale, por përpjekja nuk kishte rezultat, me studenten që humbi jetën.

Sipas asaj që raportojnë hetuesit, e reja, mendohet se nuk u ka thënë kamerierëve të restorantit se ishte alergjike, pasi nuk fliste italisht, teksa priten dhe rezultatet e autopsisë./   S,M