SPAK ka nevojë të hetojë vetveten për nxjerrje të sekreteve hetimore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Meqë trendi i debatit publik është hakerimi i kompjuterave të SPAK dhe dalja e informacioneve nga kompjuterët e tyre, është po aq me rëndësi të hetohet nëse SPAK vetë nxjerr në mënyrë selektive të dhëna nga dosjet hetimore për sulme të caktuara, duke përdorur të njëjtët njerëz të keqpërdorur prej tyre.

Një prej tyre, Elvi Fundo, i vetëidentifikuar si i përdorur prej klanit Dado në SPAK, pranoi publikisht se ata që hakëruan kompjuterat e SPAK-ut ia kishin çuar atij të dhënat që kanë vjedhur, por pas kësaj u zotua se nuk do t’i publikonte.

Kjo është pak e çuditshme: ata që hakërojnë SPAK-un, formalisht ia çojnë materialet dy portaleve që janë me Berishën, me “traditë bashkëpunimi me organet ligjzbatuese dhe informative në Shqipëri”, por jo direkt portalit të familjes Berisha.

Pas kësaj, i njëjti person i keqpërdorur nga Dado publikon pjesë nga dosja e përgjimeve telefonike të Veliajt, me gruan dhe vëllain e tij, ku përmendin emra gazetarësh dhe informohen për zhvillimet në media.

Kjo dosje nuk është lejuar të merret nga avokatët në sallën e gjyqit, meqë prokurorët i paralajmëruan se është sekret hetimor. Avokatët e kanë lexuar në mjediset e prokurorisë, të mbikëqyrur.

Pra bie alibia që këtë e kanë nxjerrë avokatët në gjykatë.

Tani i bie që kjo dosje ose është nga materialet e hakeruara dhe që u janë dërguar dy spiunëve të vjetër të SHIK-ut dhe Dados, dhe është shkelur udhëzimi i SPAK-ut që ta konsiderojë sekret hetimor, ose është nxjerrë nga vetë Olsi Dado.

Për këtë, SPAK duhet të hetojë vetveten, ose duhet të hetohet nga të tjerë.

Personalisht nuk jam kundër botimit të tyre – madje të parëve që duhej t’ua jepnim për botim ishim ne që na përmendin emrat, pasi ne jemi të interesuar të dimë se çfarë kanë thënë për ne. Dhe do ta kisha botuar me qejf.

Lexo edhe :  E gjitha kjo është pak si shumë qesharake (dhe e padrejtë)

Por meqë e kanë shpallur këtë sekret hetimor, duhet ose t’i shkojnë deri në fund mbrojtjes së sekretit hetimor, ose të shkohet deri në fund ndaj prokurorit të çështjes, që për hakmarrje personale mendon se mund t’i bëjë shantazh shtypit duke shitur dosje te spiunë të tij ordinerë.

Pra: ose duhet të hetohet si pjesë e materialeve të vjedhura nga hakerat dhe dërguar te ky portal (siç e ka pranuar vetë), ose si material që e ka shitur prokurori Olsi Dado, pasi vetëm ai e zotëron, ngaqë avokatët nuk pranuan të merrnin kopje në seancën gjyqësore./   S,M

Të fundit

113 vite më parë ”Titanic”-u nisi udhëtimin e parë dhe të fundit

Më 10 prill 1912, ”Titanic”-u u nis nga Southampton, pak pas mesditës, duke nisur zyrtarisht udhëtimin e tij të...

Çifti Michelle – Barack Obama u përfolën për divorc, por si qëndron e vërteta?

Michelle Obama duket se prej kohësh është në qendër të thashethemeve që s’kanë as kokë e as bisht, por në fund të ditës, e...

FSHF i mbyll stadiumin Vlorës, ja çfarë ndëshkimi u mor për Tiranën pas fitores në derbi

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF ka dhënë disa vendime pas incidenteve në ndeshjet e javës së kaluar. Vendimet e plota: KF Tirana, për sjellje...

Fushatë me paga, pensione e taksa/ Sa realiste janë premtimet e dy forcave kryesore ?

Programe realiste e jo premtime elektorale, paqe fiskale apo zbritje e taksave dhe mbështetje e shtresave në nevojë. 2 forcat politike vetëm pak javë para...

Kodrinat misterioze 2000-vjeçare të Amerikës

Nga Brandon Withrow - BBC/ Të ndërtuara nga një qytetërim misterioz që nuk la pas asnjë të dhënë të shkruar, këto struktura gjigante janë tani...

Lajme të tjera

Web TV