Trump i jep 75 ditë “jetë” TikTokut në SHBA /Presidenti: Mezi presim të nënshkruajmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka dhënë TikTok një zgjatje 75-ditore për të respektuar një ligj që kërkon që aplikacioni ose të shesë asetet e tij në SHBA ose të përballet me mbyllje.

“Ne nuk duam që TikTok të të mbyllet. Ne mezi presim të punojmë me TikTok dhe Kinën për të mbyllur Marrëveshjen”, shkroi presidenti në Truth Social.

Platforma aktualisht është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance.

Zgjatja e parë e Trump hyri në fuqi në janar dhe ishte caktuar të skadonte të shtunën.

Platforma e mediave sociale, e cila ka 170 milionë përdorues në SHBA, fillimisht u mbyll për disa orë përpara se Trump të merrte detyrën, ndërsa aplikacioni përgatitej të mbyllej në SHBA për shkak të një ligji të miratuar nga Kongresi.

Zgjatja vjen pasi administrata Trump finalizon një plan për të mbajtur aplikacionin popullor në funksion në SHBA.

“Marrëveshja kërkon më shumë punë për të siguruar nënshkrimin e të gjitha miratimeve të nevojshme”, shtoi Trump.

Presidenti ka thënë se administrata e tij ishte në kontakt me katër grupe të veçanta të interesuara për një marrëveshje të mundshme për blerjen e TikTok, megjithëse ai nuk i ka përmendur ato./e.t

Të fundit

Meta kërkoi divorcin nga Monika, zhvillohet sot seanca për zgjidhjen e martesës së çiftit

Seanca gjyqësore për zgjidhjen e martesës së Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës zhillohet ditën e sotme Seanca ishte planifikuar...

Rama ironizon Berishën/ “Filloi avazi, po vidhen votat”

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish deklaratat e kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili në një nga daljet e tij publike është shprehur...

VIDEO tronditëse e rrëzimit të helikopterit/ Mesazhi i fundit i pilotit

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi aksidentin e helikopterit në Nju Jork që la të vdekur gjashtë persona. Por ka të dhëna që...

Sa u kushton luksi i automjeteve shqiptarëve?

Pavarësisht detyrimeve të larta që kanë për t’u mbajtur, si në taksa ashtu edhe në shpenzimet e karburantit, shqiptarët kanë një tendencë në rritje...

“Fansja ime numër një”, Sokol Balla poston foton e vajzës që e ndjek nga ekrani

Gazetari i njohur, Sokol Balla ka ndarë me ndjekësit e tij një moment tejet të veçantë. Në rrjetet e tij sociale, gazetari dhe drejtuesi i...

Lajme të tjera

Web TV