7 prilli dhe tradhtia e Ahmet Zogut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spartak Ngjela

E kuptoni tani se si ka degraduar historia kombëtare në Shqipëri?!
Në 7 prill të vitit 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste.

Në Durrës ajo u prit me armë vetëm nga oficeri hero Mujo Ulqinaku, me një grup luftëtarësh.

Kurse mbreti i Shqipërisë Ahmet Zogu, një ditë më parë kishte ikur nga Shqipëria. Dhe nuk duhet të harrojmë se mbreti ishte njëherësh edhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë shqiptare.

Ja, një të tillë rast të turpshëm nuk e ka kaluar asnjë vend tjetër në Evropë, kur ky ka qenë përballë një pushtimi nga një shteti i huaj.

Si mund të arratiset nga vendi i tij, ditën e pushtimit, mbreti që ka qenë kryetar i atij shteti!

E kuptoni tani se si ka degraduar historia kombëtare në Shqipëri?!

Dhe ky ishte mbreti i Shqipërisë.

A keni parë të ketë lënë ndonjë gjë të shkruar?

Asgjë. Sepse ishte një hiçasgjë në kuptimin intelektual.

Dhe duhet ta keni parasysh gjithmonë se ky ka rrëzuar me ushtritë e Beogradit njeriun më të madh që ka nxjerrë deri tani populi shqiptar: Fan Stilian Noli; i cili, si kryeministër ishte zgjedhur me votën e popullit shqiptar.

Dhe koha kështu vijoi, se edhe Enver Hoxhën Serbia e solli në pushtet në Shqipëri.

Por…

Historia për një akt të turpshëm antikombëtar të një mbreti apo të një kryeministri të një shteti të pavarur, duhet thënë dhe treguar gjithmonë, në mënyrë që një akt i tillë antikombëtar të mos përsëritet më në historinë e këtij shteti.

Koha historike është një rrëfim për të vërtetën, dhe, një fakt historik, që është i turpshëm për një kryetar shteti, duhet treguar gjithmonë.

Lexo edhe :  Parashikim paraprak i pragut arithmetik për mandat në çdo qark

Si ka mundësi që, një ditë para pushtimit nga një shtet tjetër, mbreti i Shqipërisë të arratiset nga Shqipëria dhe ushtria e shtetit të shpërbëhet!

E kuptoni tani se si u zhvillua kjo historia jonë nga një akt i tillë? Nëse mbreti do të kishte drejtuar ushtrinë shqiptare në prillin e vitit 1939, historia e Shqipërisë do të ishte historia e një shteti evropian. Kjo sepse, e gjithë rinia heroike shqiptare që kërkoi armë masivisht në prillin e vitit 1939, do kishte nisur luftën kundër fashizmit italian. Dhe kjo rini që luftoi nën drejtimin e partisë komuniste për çlirimin e Shqipërisë, do të kishte luftuar po njëlloj e drejtuar nga mbreti i tyre që iku në një drejtim të paditur.

Por, pikërisht përballë një fakti të tillë, historia jonë do të ishte një tjetër histori. Kjo sepse komunizmi nuk kishte shans që të vinte në pushtet në Shqipëri, kurse Ahmet Zogu do të ishte sot jo një mbret ikanak që la atdheun e tij dhe u arratis për të mos iu përgjigjur me luftë pushtuesit italian, por do të ishte, sigurisht, një hero kombëtar.

Ja, kjo është përgjegjësia historike e çdo kryetar-shteti që është e do të vijë në Shqipëri, sepse ikanaku nga detyra shtetërore përballë një rreziku kombëtar, është një fantazmë historike dhe asgjë më shumë…

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV