Berisha-LaCivita nisin fushatën/ Dashnor Sula: Lufta e Berishës ndaj SPAK, absurde

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore drejtuar nga PD çeli këtë të premte zyrtarisht fushatën elektorale nga sheshi “Nënë Tereza”.

Me ardhjen në çelje të fushatës edhe të konsulentit Chris la Civita, Berisha dhe stafi i tij janë kujdesur për detajet e mitingut hapës, i cili tashmë është duke u mbajtur.

Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, deputeti Dashnor Sula, u shpreh se Partia Demokratike duhet të ketë një qasje tjetër me qytetarët, ndërsa shtoi se lufta e ish-kryeministrit ndaj SPAK është absurde.

“Gjykoj që përpos edhe situatës në tërësi politike për demokratët dhe partinë politike, heqja e non-gratës nuk kjo e gjithë retorika. Kjo besoj ka të bëjë më shumë sa i përket një individi që është LaCivita dhe identifikohet sikur kjo situatë është si e SHBA. Por PD duhet të ketë një qasje tjetër. Mua më intereson qasja e PD me qytetarët…Unë kam qenë një ndër deputetët e opozitës që kurrë nuk e kam akuzuar apo gjuajtur me grusht ndaj SPAK dhe GJKKO dhe ky është thelbi që duhet të kapim. Nëse PD apo opozita do të kishte një aleat strategjik do të ishte SPAK, sepse gjithçka ka deklaruar apo denoncimet që ka bërë PD do kishin mbetur një retorikë. Sot ka njerëz përpara drejtësisë që po i gjykon drejtësia. Pra nuk bën sens që ta quash organizatë kriminale SPAK apo ta godasësh në një kohë kur të gjithë qytetarët shqiptarë besojnë tek SPAK”, tha ai./k.k

Të fundit

Ka frikë nga Trump, Gjermania rrit shpenzimet ushtarake me qindra miliardë euro

Gjermania po përgatit një valë porosish prokurimi me vlerë qindra miliardë euro, duke përfshirë 20 avionë luftarakë Eurofighter, deri...

KAS refuzon t’ia kalojë mandatin Lapajt, sekretari i SHB: Vendim politik

Me një postim në rrjetet sociale, sekretari i përgjithshëm i Partisë "Shqipëria Bëhet", Elton Laska, e ka quajtur të padrejtë vendimin e KAS-it për...

Favoritët për titull në Serie A, Allegri: “Napoli për Scudetto, pastaj vjen Interi”

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, foli në konferencë për shtyp për sezonin e ri të Serie A. Ai tha se favorit për skudeton është...

Rasti i parë në botë, një 38-vjeçar në Itali rifiton shikimin falë terapisë gjenetike

Një burrë që vuante nga humbja e shikimit në Itali ka rifituar shikimin falë një terapie eksperimentale gjenetike, duke shënuar kështu rastin e parë...

Fjalët e para të Xhakës si lojtar i Sunderland: “Jam shumë krenar që jam këtu”

Granit Xhaka u prezantua te Sunderland dhe është i lumtur për këtë rikthim në Angli. Ndër të tjera mesfushori u shpreh që do ta...

Lajme të tjera

Web TV