Tempulli antik në fshatin Shtyllas, trashëgimi kulturore rrethuar nga natyrë piktoreske

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tempulli antik i Shtyllasit, në Fier, është një monument i trashëgimisë kulturore, i kategorisë I, ndodhur pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ndau në rrjete sociale pamje të Tempullit që gjendet në një kodrinë, në një mjedis të rrethuar nga gjelbërimi.

“Tempulli antik i Shtyllasit, në Fier, një trashëgimi kulturore, rrethuar nga një natyrë piktoreske”, shkroi Balluku.

Gërmimi arkeologjik dhe zbulimet e kryera, disa vite më parë sjellin dëshmi autentike të një tempulli antik, rreth 2500-vjeçar, i cili ruan plotësisht bazamentin e tij, ku hamendësimet e para janë për përmasa rreth 1000 m2. Funksioni i tij ishte për shërbesat religjioze të zonës, si një prej Tempujve ndër më të rëndësishmit në rajon.

Hamendësimet për kolonën që i ka dhënë emrin fshatit Shtyllas në Fier janë për një sipërfaqe rreth 1000 m2. Funksioni i tij ishte për shërbesat religjioze të qytetit antik të Apolonisë, si një prej tempujve ndër më të rëndësishmit në rajon duke qenë edhe afër portit lumor të qytetit./k.k

Të fundit

Prokurorët e SPAK zbarkojnë në 12 qarqet, shoqërohen nga agjentët e BKH

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në 12 qarqet e vendit kanë zbarkuar prokurorët e Prokurorisë...

Fillon Etapa e Dytë e ‘Giro d’Italia’, Rama valëvit flamurin e nisjes me Zahon

'Giro d'Italia' vijon të shtunën e 10 majit me Etapën e Dytë në Tiranë për edicionin e 108-të të këtij eventi. Ka qenë kryeministri...

Kancelari gjerman: Trump po e humbet durimin me Putinin

Kancelari gjerman Friedrich Merz në një intervistë me BILD, deklaroi se SHBA-të dhe personalisht Presidenti Donald Trump po e humbasin durimin me diktatorin rus...

Qarku Vlorë, OSBE/ODIHR angazhon 5 grupe për vëzhgimin e procesit zgjedhor

Pak orë përpara shpërndarjes së materialeve zgjedhore në qytetin e Vlorës, 5 grupe të krijuara nga përfaqësues të OSCE/ODIHR kanë nisur vëzhgimin e KZAZ-ve...

Prrenjas/ Refuzoi varrosjen e 63-vjeçares nga komuniteti egjiptian, kallëzohet kryeplaku

Kryeplaku i fshatit Katjel, Enver Muça, në njësinë administrative Rrjacë është kallëzuar në polici pasi një familje nga komuniteti egjiptian nuk iu lejua që...

Lajme të tjera

Web TV