Izraeli në gatishmëri, lëshohet një raketë nga Jemeni! Në Jeruzalem dëgjohen sirena

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ushtria izraelite raportoi sot për një lëshim rakete nga Jemeni, ndërkohë që sirenat e alarmit u dëgjuan për pak çaste në Jeruzalem dhe pasuan tinguj të largët shpërthimesh, sipas gazetarëve të Agjencisë Franceze të Lajmeve.“Sirenat u dëgjuan në disa zona të Izraelit pasi u konfirmua se një raketë ishte lëshuar nga Jemeni. Po shqyrtohen rezultatet,” thuhet në një deklaratë të ushtrisë izraelite në anglisht. Në një deklaratë të veçantë në hebraisht, ushtria shtoi se dy “raketa” u lëshuan, “sipas të gjitha gjasave”, nga Jemeni.

U ndërmorën përpjekje për t’i ndalur, dhe po shqyrtohet efektiviteti i tyre,” theksohet më tej, duke lënë të kuptohet se ndoshta ndërhyrja ka qenë e suksesshme. Sipas policisë izraelite, sirenat e mbrojtjes ajrore u dëgjuan në Jeruzalem, Tel Aviv dhe në qendër të Izraelit. Banorëve të këtyre zonave iu kërkua të qëndrojnë në strehimoret e përcaktuara për të paktën dhjetë minuta pasi sirenat të kishin pushuar.

Tension i shtuar nga Jemeni dhe Houthit

Të premten, ushtria izraelite njoftoi se kishte ndërprerë një dron që po afrohej nga lindja, ndërsa rebelët Houthi në Jemen morën përgjegjësinë për nisjen e dy raketave drejt Izraelit.

Që nga fillimi i luftës në Gaza më 7 tetor 2023 – e shkaktuar nga sulmi i paprecedentë i Hamasit ndaj Izraelit – rebelët Houthi kanë kryer dhjetëra sulme me raketa dhe dronë kundër Izraelit.

Eritrea dhe sulmet ndaj anijeve

Në Detin e Kuq – një zonë kyçe për tregtinë globale – Houthit kanë sulmuar gjithashtu anije që akuzojnë se kanë lidhje me Izraelin.

Lexo edhe :  Trump 'ngrin' tarifat doganore për 90 ditë, përjashton Kinën

Këto sulme u ndalën me armëpushimin e shpallur më 19 janar, por u rifilluan pasi Izraeli nisi sërish ofensivën në Gaza më 18 mars./k.k

 

Të fundit

Mario Vargas Llosa, gjiganti i letërsisë latine-amerikane

Fitues i Çmimit Nobel, yll i bumit ndërkombëtar të letërsisë latine-amerikane, kandidoi gjithashtu për president në Peru. Intervistë: “Çmimi...

Analiza: “Uria” italiane për pyjet shqiptare

Moratoriumi i pyjeve në Shqipëri nuk e ka ndalur shpyllëzimin. Raportet kombëtare dhe ndërkombëtare, pamjet satelitore dhe hulumtimet në terren janë shqetësuese. "Mos shkoni atje...

Rama ironizon opozitën/ Këtë herë do hanë shumë gola, do thonë na ‘çanë rrjetën’!

Kryeministri Edi Rama tha se opozita, me zgjedhjet e 11 Majit, do të hajë më shumë gola se asnjëherë më parë. “Ky portieri këtë radhë do të...

500 euro në këmbim të votës për PD-në e Berishës/ Ironia e Ramës: Këneta ka para!

Në bashkëbisedimin me komentuesit në rrjetet sociale, kryesocialisti Edi Rama komentoi edhe rastin e zbuluar në Lushnje, ku një 38-vjeçar u arrestua pasi premtonte 500 euro...

Politikat identitare të kritikëve të Islamit, janë thellësisht shkatërruese

Dënimi i tyre si 'sektarë' vetëm sa shton zhurmën se ata nuk kanë vend në perëndim. Kenan Malik Apoll sugjeron që shumica e muslimanëve britanikë identifikohen...

Lajme të tjera

Web TV