Berisha: Pensioni në Shqipëri, më pak sesa shuma që Gjermania jep për kafshët shtëpiake

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte në Vlorë ku prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 majit. Në fjalën e tij, kryedemokrati tha se situata e shqiptarëve është mjerane.

Ai deklaroi se në Shqipëri pensioni është më pak sesa Gjermania jep për kafshët shtëpiake, ndërsa ministrat marrin sa 50 pensione.

Berisha premtoi se në tre muajt e para të qeverisë së PD nuk do të ketë më mjerim.

“T’i pyesim pak këta qeveritarë, si mund të dilni ju para qindra e mijërave burrave dhe grave që shkrinë jetën e tyre, shkrinë energjitë e tyre për Shqipërinë që është sot dhe tani trajtohen në mënyrën më mjerane, më poshtëruese.

Marrin pension më pak se sa Gjermania jep për kafshën shtëpiake.

Ndërkohë ministrat, mbiministrat marrin 50 pensione.

Ndërkohë ministrat, mbiministrat ulen me pjata 15 pensione. Hapin shishe 30 pensione.

Si mundet? A mund të ecim në këtë mënyrë? Jo.

U jap ju fjalën se 3 muajt e parë, kjo situatë përmbyset. Shqiptarët në mjerim nuk do ketë më.

Çdo shqiptar do marrë 200 euro. Nuk do ketë rrogë minimale nën 500 euro. Nuk do ketë rrogë mesatare nën 1200 euro. Mësuesit e fëmijëve tanë do marrin 1500 euro.

Shqipëria, shqiptarët nisin udhën për të dalë në krye të vendeve të rajonit për rrogat, pensionet dhe mbështetjen e tyre”, tha Berisha./E.S

Të fundit

Sa kushton të udhëtosh nëpër botë?

Një nga pyetjet më të njohura që bëhet është se sa kushton të udhëtosh nëpër botë. Kjo ishte edhe...

11 maji/ Ekspertët: Kostoja e premtimeve elektorale llogaritet në dhjetëra miliardë euro

Shqipëria është njohur për udhëheqës politikë të premtimeve të pamundura, por kësaj here duket se gjërat janë ekzagjeruar në një nivel krejt tjetër me...

Ironia e Ramës: Berisha ka më shumë kandidatë nga Big Brother se nga Primaret

Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i PS-së, gjatë takimit me një rinjtë dhe të rejat në Tiranë, në kuadër të zgjedhjeve të 11...

Më e fortë se parashikimi, stuhia gjeomagnetike godet Tokën

Stuhia gjeomagnetike e parashikuar për sot më 16 Prill ka goditur fushën magnetike të Tokës një ditë më parë rreth orës 19:30 me orën...

Kura natyrale për pastrimin e mëlçisë dhe organizmit në pesë ditë

Mëlçia është organi që kryen disa prej funksioneve më thelbësore në organizëm. Ajo shërben si baza e çdo procesi të metabolizmit. Mëlçia filtron gjakun, prodhon enzima,...

Lajme të tjera

Web TV