Shqipëria synon medalje, nis Europiani i peshëngritjes! Sot në pedanë Calja e Çerçizi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria do përfaqësohet me katër sportistë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes. Prej 13 prillit në Chisinau ka nisur ky aktivitet i rëndësishëm, i pari që pas zgjedhjes së shqiptarit Astrit Hasani në krye të organizmit evropian të shtangës.

Në këtë kompeticion do të marrin pjesë 333 sportistë nga 40 shtetet të kontinentit. Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar në Moldavi me 4 peshëngritës, me Briken Caljen, Erkand Qerimajn, Kristi Ramadanin dhe Arbri Çerçizin.

Synimi është ngritja e flamurit kuqezi në pod, teksa sportistët tanë janë të sprovuar në këto aktivitete.

KALENDARI – Briken Calja dhe Arbëri Çerçizi do të jenë sportistët që do të hapin konkurrimin, teksa të dy do të garojnë sot në orën 15:00 në Baterinë A të peshave 73 kg. Calja ka deklaruar 342 kg në dygarësh, ndërsa Çerçizi 331 kg.

Nesër (17 prill) në orën 10:00 në pedanë del Erkand Qerimaj, në Baterinë B për peshën deri në 81 kilogramë. Shkodrani ka deklaruar 325 kg. Po nesër, në orën 18:00 është radha e Kristi Ramadanit në Baterinë A për peshën deri në 81 kilogramë dhe ka deklaruar 340 kg në dygarësh./e.t

Të fundit

Vendi i parë në botë që ka më shumë DELE se njerëz!

Numri i madh i deleve në Zelandën e Re, krahasuar me popullsinë e pakët njerëzore të vendit, ka qenë...

Ngërçi në Parlamentin e Kosovës! Për të 13-ën herë, dështon sërish konstituimi i Kuvendit

Ka dështuar edhe përpjekja e 13-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Edhe në vazhdimin e së premtes, sikurse në katër të fundit, Lëvizja...

Elon Musk: Dielli do të zhdukë jetën në Tokë, Marsi është shpresa e vetme e njerëzimit

Elon Musk nuk sheh vetëm të nesërmen, por parashikon mijëra, ndoshta edhe miliona vjet me pas. Themeluesi i SpaceX ka argumentuar prej kohësh se...

Sfida e TikTok-ut i mori jetën 19-vjeçarit shqiptar në Itali/Familjarët kërkojnë drejtësi

Prokuroria ka kërkuar të zhvillojë një gjyq për 20-vjeçarin shqiptar, Andrea Kovaçaj. Ky i fundit, natën e 20 janarit të vitit të shkuar,...

SPAK kërkon 17 vite burg për Islam Sefën, trafikoi 3.3 milionë euro drogë në Gjermani

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar dënimin me 17 vite burg për Islam Sefën, i cili akuzohet si drejtues...

Lajme të tjera

Web TV