Cilat para do të kthejë Berisha?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artur Ajazi

Në fjalimet e ditëve të fundit, Berisha po u premton mbështetësve të tij se “ne do t’ju kthejmë paratë”. Dhe këtë e thotë me seriozitetin më të madh. Madje u thotë atyre se “me paratë që do tu kthejmë, ne do të rrisim rrogat dhe pensionet njëlloj si në Malin e Zi”. Seç mu kujtuan piramidat, kur dëgjova Berishën tu thotë banorëve të Beratit dhe Krujës se “ne do t’ju kthejmë paratë”. Po cilat para do t’ju kthesh Doktor, ato të piramidave që nuk u kthyen kurrë, ato para për të cilat nga Dhjetori 1997 deri në fundin e Janarit 1997 deklaroje se “janë para të pastra, ato janë para të shqiptarëve”.

Por shqiptarët u ngritën në protesta, dhe ti nuk i ktheve kurrë ato 1.2 miliardë dollarë, të cilat shqiptarët të mashtruar nga firmat e ministrave të Berishës, i futën në arkat e bananeve të Vefës, Sudes, Xhaferrit dhe Popullit. I mashtrove asokohe Doktor, por nuk i mashtron dot sot.

Cilat para do t’ju kthesh shqiptarëve, ato që nuk i morën më kurrë, pasi miqtë e tu piramidalë që financuan fushatat elektorale të Majit  dhe Tetorit 1996, i nisën ato bankave të Europës. Cilat para do t’ju kthesh Doktor ti sot shqiptarëve, paratë e armëve, municioneve, avionëve, tankeve dhe anijeve që u shitën për “skrap” dhe milionat e pasurisë kombëtare u futën në xhepat e qeveritarëve tuaj. Cilat para do t’ju kthesh shqiptarëve ti sot Doktor, paratë e investuara në rrugët gjysmake të lëna rrugëve, nga ish-ministrat e tu, nga sejmenët e partisë tënde, që nga apartamenti 1-1, sot kanë vila, pallate, ferma bujqesore, dhe miliona euro në banka. Cilat para do t’ju kthesh ti shqiptarëve Doktor, paratë e shëndetsisë mesjetare që trashëgoi Edi Rama në 2013, kur ti ike nga pushteti me mbi 1 milion e ca vota. Cilat para do t’ju kthesh ti Doktor shqiptarëve, paratë e investuara në pallate dhe kulla të ish-ministrave të tu.

Lexo edhe :  Të paktën kërkojini falje Lulëzim Bashës

Atëhere, kur ti kthesh milionat e zhvatura të ish-qeverisjes tënde, dhe kur të pastrohesh penalisht nga GJKKO-ja bashkë me miqtë dhe aleatët e PD-së, atëhere premtoi  shqiptarëve se “do t’ju kthej paratë e pushtetarëve të sotëm”. Doktor, meqenëse po gjezdis në qytete dhe fshatra me rastin e fushatës, të paktën shiko, shijo dhe thuaj një “faleminderit” Edi Ramës, për rrugët dhe autostradat e reja, se ndoshta mund të fitosh pikë (jo vota) më shumë si politikan.

Meqenëse je për politikë dhe vazhdimësi europianiste, thuaja shqiptar֝ve me zë të lartë se, “Edi Rama ka bërë aq punë, sa ti dhe qeverisja juaj nuk i bëtë kurrë sa ishit në pushtet”. Ndaj, mos u premto “kthim të parave“ shqiptarëve, kur deri sot nuk u ke kthyer atyre asnjë qindarkë nga milionat e zhvatura nga piramidat tuaja./   S,M

Të fundit

Zbulohen emrat e Sunny Hill, Dua Lipa dhe yje të tjerë pushtojnë Prishtinën

Sunny Hill do të fillojë fuqishëm me Dua Lipën, që rikthehet në vendlindje për ta hapur festivalin! Pjesë e...

Laç / Përplasen dy makina, një nga drejtuesit transportohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Laç–Patok, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, një nga drejtuesit e...

Rama dhe Macron vizitojnë Piramidën, inspektojnë shkollën franceze të kodimit

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti francez, Emanuel Macron, të shoqëruar edhe nga stafet e tyre përkatëse, në mbarim të Samitit të Komunitetit Politik të...

VIDEO: PD harron me kë e ka “betejën”, kapet me gazetarët

Deputetët e Partisë Demokratike duket se harruan me kë e kanë betejën e tyre politike dhe në protestën e së premtes u sollën ashpër...

Carlo Bollino: Berisha mbetet i vetmuar

Nuk ka krahasim më domethënës për të përshkruar situatën aktuale politike sesa ajo mes dy fotografive të marra sot në Tiranë: në njërën, 52...

Lajme të tjera

Web TV