Manastirliu: 1 mijë shkolla do të kenë laboratorët inteligjentë deri në 2026-ën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njëherazi kandidate e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun e Tiranës, e cilësoi takimin e sotëm, me të rinj dhe reja që u zhvillua në Tiranë, si një eksperiencë shumë e mirë, për shkëmbimin e ideve dhe projekteve novatore në fushën e startupe-ve.

“Këto janë shembuj konkret të asaj që ne po bëjmë në shërbim të të rinjve, studentëve dhe ju jeni dëshmia e politikave dhe programeve duke qenë të parët në përthithen e mbështetjes në fushën e inovacionit, teknologjisë apo investimeve në sistemin arsimor dhe politikave të punësimit për të rinjtë”, tha ajo në takimin “Vizioni i të rinjve Shqipëria 2030”.

Duke u ndalur tek disa nga politikat mbështetëse, Manastirliu theksoi se, “kryesisht ato kanë ndikuar në përmirësimin e sistemit tonë arsimor dhe në ofrimin e mundësive të barabarta për të rinjtë dhe studentët dhe duke i përgatitur ata për të ardhmen dhe sfidat me të cilat përballen sot të rinjtë në një ekonomi që zhvillohet”.

Ajo tha se janë 450 shkolla ku është investuar në përmirësimin e infrastrukturës me laboratorë dhe standarde bashkëkohore, ndërsa numri i laboratorëve ka arritur në 340 dhe brenda vitit 2026 1 mijë shkolla do të kenë laboratorët inteligjentë për të mbështetur zhvillimin e teknologjisë.

“Sot 35 mijë nxënës të klasave të para të dyta dhe të treta janë pjesë e programit digjital apo kodimit, ndërsa 25 laboratorë të IA janë funksional dhe kanë bërë të mundur që të rinjtë të futen në rrugën e programimit. Ndërkohë mbështesim çdo vit 50 mijë studentë me bursa, tarifa të reduktura dhe procesin e ndërkombëtarizimit të universiteteve që po ecin me ritme të shpejta”, tha Manastirliu.

Të fundit

Trump çon ushtrinë kudo ku ka trazira, kaos në Los Angeles, nisin arrestimet masive

Në Los Anxhelos shpërtheu kaosi pas vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe shtetrrethimit. Përleshje të dhunshme dhe arrestime masive...

Ç’po ndodh në Shqipëri?/Një tjetër i ri i jep fund jetës, rasti i tretë brenda pak ditësh

Një tjetër ngjarje tragjike ka tronditur juglindjen e vendit, ku një tjetër i ri ka vendosur që t’i japë fund jetës në mënyrë tragjike. Burime...

Rita Ora shkëlqen në mbrëmjen e dedikuar grave në muzikë

Rita Ora ka tërhequr gjithë vëmendjen në mbrëmjen dedikuar grave në muzikë, organizuar nga ELLE UK në bashkëpunim me markën Fendi, që u mbajt...

Kapitalizmi grabitqar shqiptar: nga tokat e xanuna te përvetësimi pasurisë publike

Nga Shpëtim Luku  George Soros ka një përcaktim për atë lloj kapitalizmi që u ndërtuaa në Rusi në vitet 90. E quan "predatory capitalism". Dhe...

Kërkuan 2 orë pushim të premteve për punonjësit myslimanë, PS rrëzon kërkesën e PD

Mazhoranca ka kundërshtuar nismën e deputetit demokrat Lefter Gështenja, e cila synonte që ditën e premte besimtarët myslimanë të kenë 2 orë pushim për...

Lajme të tjera

Web TV