Shpërthejnë protestat kundër Trump në disa qytete amerikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mijëra njerëz morën pjesë në disa protesta në mbarë Shtetet e Bashkuara kundër politikave të presidentit Donald Trump. Demonstratat, të organizuara nën moton “50501” (50 protesta, 50 shtete, 1 lëvizje), u zhvilluan në ditën që shënon 250-vjetorin e fillimit të Luftës Revolucionare Amerikane.

Protestat, të cilat u mbajtën nga Shtëpia e Bardhë deri në qendrat e qyteteve të mëdha, shprehën shqetësime për disa veprime të administratës Trump. Një çështje kyçe ishte deportimi i Kilmar Ábrego García, një burrë i dërguar gabimisht në El Salvador, dhe shumë protestues kërkuan kthimin e tij.

Pjesëmarrësit në këto tubime gjithashtu kritikuan planet e Trump për të ulur shpenzimet dhe përpjekjet e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë për të reduktuar punësimet në qeveri.

Megjithatë, atmosfera e përgjithshme ishte paqësore, edhe pse pati tensione në disa demonstrata, përfshirë një incident te Shtëpia e Bardhë, ku një protestues u përball me një person që mbante një pankartë mbështetëse për Trumpin.

Sipas të dhënave të fundit nga Gallup, 45% e amerikanëve mbështesin performancën e Trump në tremujorin e parë të mandatit të tij, një përqindje më e ulët se mesatarja historike e presidentëve në këtë periudhë./e.t

Të fundit

Ngërçi politik, s’ka ende marrëveshje, a janë zgjedhjet zgjidhja?

Situata politike në Kosovë mbetet e bllokuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin...

Renault serik më i shtrenjtë i prodhuar ndonjëherë në histori

Prodhuesi francez po risjell një nga emrat e preferuar nga e kaluara e tij, por me një petk modern. Renault 5 Turbo 3E, një “mini...

Incident i rëndë në një depo municionesh ruse, shpërthimet tronditin Moskën

Një seri shpërthimesh të fuqishme ka tronditur një depo municionesh ruse në rajonin perëndimor të Vladimirit, rreth 130 kilometra në veri-lindje të Moskës, njoftoi...

Furgoni i ri luksoz i Mercedes duket se ka ardhur nga e ardhmja (FOTO)

Koncepti Vision V është një pamje paraprake e asaj që do të vijë nga Mercedes. Kur ishte hera e fundit që patë një furgon koncept?...

Si po ia bën fushatën Metës në burg?/ Kryemadhi flet pa ‘doreza’, tregon kujt i telefonon

Edhe pse e divorcuar zyrtarisht nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi po bën çdo ditë fushatë për ish-bashkëshortin, duke kërkuar vota për të, për zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV