Qindra shoferë kamionësh në protestë për kushte më të mira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës, Sarajevë, 543 shoferë kamionësh formuan një kolonë me kamionët e tyre pa rimorkiot për të kërkuar digjitalizimin e procedurave burokratike dhe reduktimin e kohës së pritjes në kufij.

Duke organizuar një protestë në kryeqytet me sloganin “Mjaft më”, shoferët kaluan para Kuvendit të Bosnjës e Hercegovinës dhe institucioneve publike në kolona me kamionët e tyre pa rimorkiot.

Më pas, duke folur në një konferencë për media të mbajtur në Kuvend, Velibor Peuliç nga Sindikata e Logjistikës së BeH-së tha se duan të informojnë qytetarët se nuk po marrin atë që meritojnë për shërbimet që i ofrojnë.

Ai tha se në këtë sektor punojnë 47 mijë persona ndërsa shtoi se problemi kryesor është kohëzgjatja e qëndrimit në vendet e Bashkimit Evropian (BE), që vlen edhe për kalimin transit të kamionëve.

Peuliç njoftoi se ata kërkuan takim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të BeH-së deri më 25 prill dhe se nëse nuk përmirësoheshin kushtet, do të organizojnë aksion për mbylljen e rrugëve më 28 prill.

Drejtuesit e kamionëve u mblodhën në Sarajevë dhe kërkuan që proceset të digjitalizohen dhe të gjendet zgjidhje për të reduktuar kohën e pritjes deri në 16 orë në kufi./e.t

Të fundit

“Si s’u morëm njëherë vesh, mor burrë”/ Si e kam njohur unë Artan Lamen

Nga Ylli Manjani Nuk shkruajta dje, me shpresën se mos Zoti do bënte mrekullinë e dytë – pas asaj të...

“Vizatoj gjatë takimeve”/ Rama tregon si arti e ndihmon në punën si Kryeministër

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka treguar se si arti e ndihmon në punën e përditshme të tij si Kryeministër i vendit. Në një intervistë...

Pas ndarjes me bashkëshortin, Enada Hoxha: Zemra ime është plot

Enada Hoxha ka folur sërish lidhur me divorcin nga Gerd Vaso, një ndarje që befasoi publikun, i cili ishte mësuar t’i shihte gjithmonë bashkë....

“Tik-Tak”/ Evi Kokalari publikon foton me Berishën: Po të troket ora…

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro amerikane, ka postuar në rrjetet sociale një foto ku ajo shfaqet në krah të kreut demokrat Sali Berisha, gjatë periudhës...

Ku i ka provat Saliu?

Nga Spartak Ngjela Ish-kryeministri Sali Berisha, në të njëjtën kohë dhe kryetari i Partisë Demokratike, ka deklaruar se: "misioni i tij politik do të përfundojë...

Lajme të tjera

Web TV