Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” ku në kokë mbante kapele me numrin 1.
Berisha u paraqit rreth orës 09:00, ndërsa u prit nga militantë të PD, të cilët ndodhen para ambienteve të SPAK.
“Të dashur qytetarë dhe qytetarë erdha këtu pa përtesë çdo dy javë sepse ardhja ime shërben si dëshmi e keqpërdorimit të drejtësisë nga narkotrafikanti Edi Rama për të luftuar kundërshtarët politik.
Hetimi 4 vjeçar i Sali Berishës ka provuar se ai dhe familja e tij nuk kanë përfituar kurrë asnjë favor dhe se kursimet e tyre janë në përputhje me ligjet e vendit, përbëjnë në 54 gjithsej 100 mijë euro dhe 40 metër katror, një apartament më të madh se ai që kishte në diktaturë”, tha ai./E.S