Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me drejtësinë dhe mbështetjen e SPAK-ut, duke e konsideruar një tallje me qytetarët mënyrën si ai trajton procesin e reformës në drejtësi.

Shehaj sulmoi Ramën që merr meritën për ngritjen e drejtësisë së re, ndërkohë që në listat e Partisë Socialiste ka kandidatë të hetuar nga SPAK.

“Edi Rama thotë ‘Drejtësinë e bëra unë’. Po si e mbështet drejtësinë ai, kur në lista ka kandidatë të hetuar nga SPAK, nga vetë Dumani?”, u shpreh Shehaj.

Ai theksoi se kjo është një nga kundërshtitë më të mëdha morale dhe politike në vend, sepse të njëjtët njerëz që drejtësia i heton për korrupsion, promovohen sërish si përfaqësues të qeverisë.

“Nëse ka dikush që e di se kë po heton SPAK, është pikërisht Dumani. Dhe Rama i njeh këto hetime, por prapëseprapë i fut në lista për deputetë. Kjo është tallje me shqiptarët,” deklaroi ai.

Shehaj e mbylli mesazhin duke thënë se nuk mund të ketë drejtësi të vërtetë nëse njerëzit që po hetohen për korrupsion promovohen politikisht nga i njëjti kryeministër që pretendon se e ka krijuar këtë drejtësi.

Agron Shehaj ka bashkëthemeluar Partinë Mundësia dhe në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit garon me numrin 10 në fletën e votimit.

Në fushatën e tij elektorale, Shehaj është fokusuar në takimet me qytetarët dhe bizneset, të cilave u ka premtuar se angazhimi i Partisë Mundësia është t’u heqë shqiptarëve shtetin nga kurrizi, përmes shkurtimit të taksave si dhe tkurrjes së administratës, që do të sjellë dhe kursim të 1 miliard eurove, me qëllim kthimin e këtyre parave në xhepat e qytetarëve./E.S

Të fundit

“Thikë pas shpine”, analiza si u tërbua Rusia kundër Serbisë

Ka dëshmi se Serbia, përmes vendeve të treta, po i dërgon armë dhe municione Ukrainës. Shërbimi sekret rus tani...

“Ose Hamasi liron pengjet, ose do të shfaroset”, Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka urdhëruar ushtrinë të përparojë në Rripin e Gazës “pavarësisht nga çdo negociatë”, ndërsa është duke u zhvilluar...

Gazetaria nga një profesion elitar, në një “punë” të lehtë me klikime

NGA SHPETIM LUKU - Shumë kohë më parë, në një nga ato ditët kur gazetaria shqiptare po merrte frymën e parë në formën e...

Konflikt në piceri në Ali Demi, plagoset me armë zjarri 15-vjeçari

Një 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, ku dyshohet se gjatë një konflikti...

Marokeni që u var për të mos ardhur në Gjadër, aktivistët protestojnë kundër kampit

Vetëvrasja e një emigranti maroken në një burg në Itali, pas më shumë se një muaj qëndrim në kampin e Gjadrit në Lezhë, ka...

Lajme të tjera

Web TV