Akuzoi djalin e Mbretëreshës Elizabeth për abuzim seksual, aktivistja gjendet e vdekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga figurat më të njohura në luftën kundër abuzimit seksual dhe trafikimit të qenieve njerëzore, Virginia Giuffre, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare.

Lajmin e trishtë e konfirmoi familja e saj, e cila u shpreh se Virginia i ka dhënë fund jetës, në fermën e saj në Australinë Perëndimore.

Mediat e huaja shkruajnë se Giuffre u bë e njohur globalisht për akuzat e saj kundër financierit amerikan, Jeffrey Epstein, bashkëpunëtores së tij Ghislaine Maxwell dhe Princit Andrew të Mbretërisë së Bashkuar.

Ajo deklaroi se ishte trafikuar nga Epstein dhe Maxwell kur ishte vetëm 17 vjeç, për t’u abuzuar seksualisht nga Duka i Jorkut – akuza që Princi Andrew i ka mohuar vazhdimisht. Në vitin 2022, ai arriti një marrëveshje jashtë gjykate me Giuffre, pa pranuar fajësinë, shkruan BBC.

Një jetë e ndikuar nga trauma, e kthyer në aktivizëm

Në një deklaratë të dhënë nga familja e saj të premten, Virginia u përshkrua si një “luftëtare e ashpër në luftën kundër abuzimit seksual”. Ata shtuan se “abuzimi që ajo kishte përjetuar… u bë e padurueshme”.

“Ajo vrau veten, si viktimë e përjetshme e trafikimit dhe abuzimit seksual”, thuhet në deklaratën familjare.

Virginia jetonte në periferi të Perthit së bashku me tre fëmijët e saj dhe bashkëshortin Robert, megjithëse raportime të fundit tregonin se çifti ishte ndarë pas 22 vitesh martesë. Tre javë më parë, ajo kishte postuar në “Instagram” për një aksident të rëndë me makinë – të cilin më pas familja e saj e quajti një moment të dhimbshëm, që ajo nuk kishte ndërmend ta bënte publik.

Policia e Australisë Perëndimore raportoi se të premten mbrëma u thirr në një shtëpi në zonën Neergabby, ku zonja Giuffre u gjet e pajetë. Hetimet e para tregojnë se vdekja nuk është e dyshimtë.

Lexo edhe :  151 të plagosur nga tërmeti në Turqi, shumica u hodhën nga katet e larta

Nga viktimë në zë i fuqishëm

E lindur në Shtetet e Bashkuara, Virginia Giuffre u njoh për herë të parë me Ghislaine Maxwell në vitin 2000.

Sipas dëshmive të saj publike, ajo u bë viktimë e një rrjeti të strukturuar abuzimi dhe trafikimi të udhëhequr nga Epstein, i cili vdiq në burg në vitin 2019 ndërsa po priste gjyqin për trafikim seksual. Maxwell, ndërkohë, u dënua me 20 vjet burg për rolin e saj në këtë rrjet.

Pas publikimit të akuzave të saj, Giuffre u bë një figurë kyçe në lëvizjen ndërkombëtare #MeToo dhe mbështeti të mbijetuarit e abuzimit seksual anembanë botës./E.S

Të fundit

PD paguan 6 milionë dollarë për lobim në SHBA

Partia Demokratike e Shqipërisë ka nënshkruar një kontratë lobimi me vlerë 6 milionë dollarë me kompaninë amerikane Continental Strategy,...

“Një qeveri nuk mund të qëndrojë 16 vjet”, Shehi: Vota e diasporës do jetë e emancipuar

Dashamir Shehi parashikon se vendi rrezikon të kthehet si Rusia apo Azerbajxhani nëse më 11 maj i jepet një tjetër mandat kryeministrit Edi Rama. Në...

Deklarimi i pasurisë nga politikanët/ Kush u pasurua e kush jo?

Çdo vit, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) e Kosovës publikon pasurinë që zyrtarë shtetërorë deklarojnë se e posedojnë. Banesa, toka, vetura, para të...

Finalja e Kupës së Mbretit, publikon formacionet zyrtare të El Clasicos

Barcelona dhe Real Madrid do të përballen në orën 22:00. Kupa e Mbretit, njëjtë si Superkupa, do të njohë fituesin e këtij edicioni pikërisht në “El...

‘Nga i gjeti PD kaq para…?/ Evi Kokalari zbardh faturat mujore të kontratës së lobimit

Aktivistja shqiptare që jeton në SHBA, Evi Kokalari, ka zbardhur faturën dhe kalendarin e pagesave mujore të kontratës së firmosur të lobimit marramendës mes Partisë...

Lajme të tjera

Web TV