“Një qeveri nuk mund të qëndrojë 16 vjet”, Shehi: Vota e diasporës do jetë e emancipuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashamir Shehi parashikon se vendi rrezikon të kthehet si Rusia apo Azerbajxhani nëse më 11 maj i jepet një tjetër mandat kryeministrit Edi Rama.

Në emisionin “Of the Record”, Shehi u shpreh se vota e diasporës do të jetë e emancipuar dhe do të shkojë në drejtim të opozitës.

“Pres që votojnë këta 250 mijë maksimalisht. Besoj se mbi 200 mijë do të votojnë se e kanë marrë këtë mundim. Ata duke jetuar në një realitet më të emancipuar do sjellin një votë të tillë. Unë kam shpresë se ata do të ndikojnë dhe te vota e familjarëve në Shqipëri. Unë jam shpresëplotë që do të votojnë për opozitën.

Jetojnë në Gjermani, Francë e demokraci. Ka demokraci ku rri 12 vjet kryeministri me ca pretendime të kota. Unë them që vota e tyre do të jetë i lirë. Shpresoj se do ketë një rezultat të mirë dhe për grupin tonë politik. Do ketë defekte abuzime të vogla, por kjo është fitore e madhe për demokracinë shqiptare. Besoj se dhe ata duan ndryshim. Por e kuptojnë që edhe qeverisja më e mirë nuk mund të jetojë 16 vjet. Këto sistemesh janë ato të Putinit, Azerbajxhanit. Ne rrezikojmë të kthehemi në vendet postkomuniste. Do jetë tragjike”, tha Shehi. /E.T

Të fundit

Pamje apokaliptike në portin e Iranit/ Të paktën 8 viktima dhe 700 të plagosur (VIDEO)

Një shpërthim i fuqishëm në portin Shahid Rajai në rajonin Bandar Abbas të Iranit jugor shkaktoi dëme të mëdha...

Rama: Brenda 2030 QSUNT do bëhet qendër ekselence e shërbimeve mjekësore në rajon

Gjatë një takimi me studentë dhe pedagogë në Vlorë këtë të dielë, kryesocialisti Edi Rama u zotua se brenda 2030 Qendra Spitalore Univesitare në Tiranë do...

Presioni i Trump, Abbas largohet nga Autoriteti Palestinez

Autoriteti Palestinez ka hyrë në një fazë të re ndryshimesh. Takimet e delegacioneve të Hamasit dhe Izraelit në Kajro dhe presioni i Donald Trump...

Drogë me postë nga SHBA, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi u kap në flagrancë në një degë postare duke marrë një pako...

Tiranë/ Dhunimi i djalit të ish-deputetit të PD, policia nis hetimet për dy persona

Një sherr me sende të forta ndodhi mbrëmjen e së premtes, 25 prill, në një prej zonave më luksoze të Tiranës, “Long Hill Residence”, në Lundër. Disa...

Lajme të tjera

Web TV