Anija më e madhe luftarake e Koresë së Veriut gati për luftë bërthamore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koreja e Veriut ka kryer testin e parë të sistemit të armatimit të anijes së saj më të re dhe më të avancuar luftarake, “Choe Hyon”. Lajmi u bë i ditur nga agjencia shtetërore KCNA, e cila raportoi se testimi u ndoq nga afër edhe nga udhëheqësi i vendit, Kim Jong-un, së bashku me zyrtarë të lartë ushtarakë.

Gjatë provës, nga anija u lëshuan raketa lundrimi, raketa kundërajrore dhe u qëlluan predha artilerie. Kim deklaroi se është koha që Marina e Koresë së Veriut të përshpejtojë armatimin bërthamor, në emër të mbrojtjes së sovranitetit detar dhe sigurisë kombëtare.

Sipas mediave shtetërore dhe analizave të imazheve satelitore nga institute kërkimore në SHBA dhe Korenë e Jugut, “Choe Hyon” është një anije me peshë rreth 5,000 tonë dhe gjatësi 140 metra.

Ajo mendohet të jetë e pajisur me sisteme për lëshimin e raketave dhe, sipas raportimeve nga faqja amerikane NK Neës, mund të mbajë edhe raketa bërthamore taktike me rreze të shkurtër veprimi.

Anija pritet të hyjë në shërbim në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të luajë, sipas KCNA, një rol kyç në mbrojtjen kombëtare si pjesë e strategjisë së “parandalimit bërthamor”. /e.t

Të fundit

Justifikimet e Berishës për kontratën e lobimit/ Kreu i PD i trembet një hetimi nga SPAK

Gazetarja Anduena Llabani thotë se Sali Berisha përmendi faktin se kontrata lobuese 6 milionë dollarë në SHBA, nuk ka...

Liria e medias, Shqipëria në vendin e 80-të/ Probleme me ndërhyrjet politike dhe biznesit

Shqipëria ka shënuar rritje në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 80-të në...

I ka mbijetuar të 2 luftërave botërore/115-vjeçarja shpallet ‘personi më i vjetër në botë

Një grua 115-vjeçare britanike është bërë personi më i vjetër në botë, pasi mbajtësja e mëparshme e rekordit vdiq në prill. Sipas gazetës Independent, kjo është Ethel Caterham, e...

Gjykata i caktoi “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar...

15 kisha që do t’ju lënë pa fjalë

Në shpatet e maleve, të gdhendura në shkëmbinj, mbi një urë... eksploroni kishat më spektakolare në botë në këtë histori fotografike. Hallgrimskirkja - Islandë Búðakirkja -...

Lajme të tjera

Web TV