Marta Kos fshikullon Serbinë/ Pa reforma nuk ka anëtarësim në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Serbia duhet të shfrytëzojë një mundësi që vjen një herë në dekada. Mesazhi u dha nga Komisionerja për zgjerimin Marta Kos e cila vizitoi Serbinë të martën dhe këtë të mërkurë. Serbia duhet të ndryshojë qasje në rrugën drejt unionit, i cili pret një ritëm tjetër për reformat. Kos tha se BE ka shtrirë dorën ndaj Serbisë për bashkëpunim në disa reforma të vështira dhe një Serbi demokratike.

“Nuk është thjesht një çështje e zgjerimit. Shumë vende të tjera candidate e kanë kuptuar këtë dhe po realizojnë reforma më shpejtë se asnjëherë tjetër. BE i ka ofruar këtë qeverisë serbe për popullin e saj. Bëni reformat me ne që të mundësoni anëtarësimin të mundur. Bashkëpunoni me ne që të ndërtojmë një system gjyqësor të pavarur e që lufton korrupsionin si duhet. Punoni me ne për një ligj që ruan lirinë e medias, punoni me ne për një kornizë ligjore për zgjedhjet që siguron se vullneti i serbëve dhe vetëm vullneti serbëve vendos mazhorancat në parlament”, tha Kos.

Mesazhin komisionerja Kos e dha në krah të kryeministrit të ri të vendit Duro Macut. Pas tij ajo takoi edhe Presidentin Aleksandër Vuçiç, takim për të cilin shpërndau disa pamje në rrjetet sociale dhe të njëjtin mesazh, ku më I rëndësishmi duket se është ai për principet demokratike.

Serbia dhe lideri i saj Vuçiç janë kritikuar për lojë gjeopolitike në dy kahe, për shkak se Serbia kërkon anëtarësimin në BE dhe njëkohësisht ka ruajtur marrëdhënie mjaft të mira me Rusinë sidomos gjatë luftës në Ukrainë, duke mos iu bashkuar vendeve të tjera evropiane në vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës.

Pas takimeve në Beograd, Kos ndaloi në Novi Sad, djepin e protestave të muajve të fundit, që çuan dhe rrëzimin e qeverisë. Ajo kreu homazhe në stacionin e trenit të qytetit, streha e të cilit u rrëzua menjëherë pas inaugurimit duke vrarë 16 persona dhe duke nxitur protesta masive. /E.T

Të fundit

VIDEO: Deputetja shokon kolegët, nxjerr foton nudo në mes të Parlamentit

Një deputete e Zelandës së Re ka habitur kolegët duke treguar një portret nudo të saj në parlament. Laura McClure...

E rëndë, rrufeja godet për vdekje 65-vjeçarin në Ersekë

Ndryshimet e papritura atmosferike kanë sjellë edhe pasoja, teksa shkarkesa elektrike ka shkaktuar një viktimë në zonën e Ersekës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme...

Zelensky thirrje Putinit për paqen: Takohemi kur të doni!

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka sfiduar homologun e tij rus, Vladimir Putin për të nënshkruar një armëpushim për dhënie fund të luftimeve, teksa...

Fëmija u rrëmbye dhe u fsheh në Spanjë për 11 vjet, nëna përfundon në…

Një rast tronditës rrëmbimi familjar është zbuluar nga autoritetet italiane dhe ato spanjolle, duke çuar në arrestimin e katër personave për rrëmbimin dhe fshehjen...

Rusia: 122 të plagosur dhe 7 të vrarë në sulmet ndaj dy urave

Të paktën 122 persona u plagosën dhe shtatë të tjerë humbën jetën pasi dy ura hekurudhore në zonat ruse në kufij me Ukrainën u...

Lajme të tjera

Web TV