Rezultati i zgjedhjeve i ka sjell gëzim tashmë Kryeministrit të ri të Kanadasë Mark Carney. Entuziazmi nuk është kursyer tek festa e mbështetësve të tij, të cilët festuan dhe gëzuan për fitoren. Pamjet qarkulluan në rrjetet sociale me regime të shumta pro dhe kundër tij.
Lideri i Liberalëve shihet të kërcejë nën tingujt e këngës “Time to Win” të Down With Webster. Partia Liberale e kryeministrit kanadez Mark Carney i fitoi zgjedhjet federale me një kthesë të fortë politike të nxitur nga kërcënimet e aneksimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe lufta tregtare, para të cilave ai rezultonte me 20 pikë në disavantazh nëpër sondazhe./E.T