Me mbërritjen e pranverës në Toronto të Kanadasë, pemët e qershisë japoneze në parkun para Bibliotekës Robarts kanë transformuar imazhe shumëngjyrëshe pranverore
Banorët e Torontos që përfituan nga moti i mirë vizituan parkun duke shijuar këtë atmosferë të bukur lulesh.
Lulet e pemëve të qershisë japoneze në parkun para Bibliotekës Robarts në Toronto tërheqin shumë interes nga qytetarët që vizitojnë parkun në ditët me diell.
Vizitorët bëjnë fotografi dhe bëjnë shëtitje nën pemët e qershive. Lulet e qershisë e kanë origjinën në Japoni, ku janë festuar për shekuj me radhë si simbole të ripërtëritjes, bukurisë dhe përkohshmërisë./E.T